• |
ide | kryesore

DiCaprio jo më në jetën e Gigi Hadid

Arkiva
DiCaprio



Gigi Hadid u pa duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett. Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u panë duke u futur në të njëjtën makinë.

Cole, 27 vjeç, është producent dhe regjisor; ai ka punuar me artistë duke përfshirë Kanye West, Eminem, Wiz Khalifa dhe J.Cole.

Dalja e tyre bashkë vjen vetëm një ditë pasi u zbulua se Gigi dhe aktori Leonardo DiCaprio ‘ende flasin’ dhe ‘argëtohen’ së bashku, sipas ‘Us Weekly’.

“Leo dhe Gigi ende flasin me raste, dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë në rrethe të përbashkëta miqsh”, tha burimi i brendshëm. Raporti doli disa ditë pasi Leo u pa në një takim me modelen italiane Vittoria Ceretti, 25 vjeç.

Leo dhe Gigi janë përfolur për një lidhje që në shtator 2022, kur u panë së bashku në “Javën e Modës në New York”. Në shkurt të vitit 2023, u raportua se ata ishin ndarë pasi romanca e tyre ishte fikur, por dukej se u rikthyen sërish bashkë në mars, kur u panë duke kaluar kohë së bashku në një festë para Oscars.

Në korrik, u raportua se Gigi dhe Leo ishin në lidhje sipas ‘People’. Ata ishin së bashku në një festë të katër korrikut në Hamptons. “Gigi dukej e lumtur. Është shumë e qartë se ata po dalin me njëri-tjetrin. Për sa kohë që ai është i respektueshëm dhe nuk i shkakton asaj ndonjë dramë, ajo do të vazhdojë ta shohë atë kur të jetë e mundur.”-tha një burim asokohe.

Gigi ka një vajzë dy vjeçare me ish-të dashurin Zayn Malik. Ata ishin në një lidhje nga nëntori 2015 deri në tetor 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *