• |
ide | kryesore

Katy Perry në betejë ligjore për emrin e saj

Paparazzi, Slider



Katy Perry ka nisur një sulm tjetër në betejën e saj të vazhdueshme me stilisten e Down Under, Katie Perry, pasi këngëtarja e “I Kissed a Girl” u gjykua dhe u shpall fajtore në fillim të këtij viti për shkelje të markës australiane.

Këngëtarja e “TGIF” tani ka bërë ankim, pasi humbi nga sipërmarrësja e veshjeve në prill. Sipas Perry, e cila tani mban emrin  Taylor, të dyja fillimisht u ngatërruan në vitin 2009. Pikërisht atëherë këngëtarja dhe përfaqësuesit e saj lëshuan një letër ndalimi dhe u përpoqën të merrnin nën kontroll markën me bazë në Australi, e cila kishte funksion që nga viti 2007.

“Ata deklaruan se duhet të ndaloja menjëherë tregtimin me këtë emër,” shkroi Taylor në një postim në blog. “Tërhoqa të gjitha rrobat e mia dhe më thanë të firmos një dokument të hartuar prej tyre për të thënë që tani e tutje nuk do të tregtoj më kurrë me këtë emër.

Taylor shtoi se kur ajo refuzoi të pajtohej, ata thjesht “zgjodhën të shpërfillnin” ekzistencën dhe të drejtat e saj të markës tregtare australiane, duke mbushur dyqanet e zinxhirit në të gjithë vendin me mallrat e Perry”. Sipas stilistes, disa nga fansat e këngëtares “Waking Up in Vegas” e kanë kërcënuar dhe ngacmuar atë dhe familjen e saj gjatë proceseve gjyqësore.

Pas disa muajsh diskutimi, Gjykata Federale Australiane mbajti anën e Taylor, e cila e quajti atë “një fitore për biznesin e vogël”. Sidoqoftë, fitorja e saj ishte jetëshkurtër. Ekipi ligjor i Perry-t paraqiti apelimin e tyre vetëm disa muaj më vonë, në fillim të kësaj vere.

Sipas Taylor, ajo ishte duke i vënë fëmijët e saj në shtrat kur erdhi emaili fatal. “Ky është një rast për të cilin mendova se kishte një fund në horizont,” u ankua ajo. “E megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të vazhdojë ta zvarritë atë.” “Marka ime është e ardhmja ime, ëndrra ime, jetesa ime,” vazhdoi stilistja. “Dhe tani ka një shans që marka ime të hiqet.”/Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *