• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për Alma Kaçin, kërkoi heqje të masës së sigurisë, flet avokatja…

Lajme, Të fundit



Shtyhet seanca gjyqësore për Alma Kaçin. Ajo ishte sot paraditen e sotme në GJKKO. Kaçi kërkoi heqje të masës së sigurisë ndaj saj. Gjykata e dënoi atë me masën “Arrest në shtëpi” pas video-skandalit me ish-kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.

Alma Kaçi u pa sot në ambjentet e jashtme të GJKKO e shoqëruar nga një patrullë policie. Jashtë ambjentit të GJKKO foli avokatja e Alma Kaçit.

Ajo u shpreh se do respektohet hetimi dhe do ndërmarri të gjitha hapësirat ligjore që lejohen. Avokatja nuk deshi të zbulonte gjëra që i përkasin hetimit megjithëse bëri të ditur se mund të ketë të dhëna të reja. Për të kurrësesi nuk është një rast i korrupsionit aktiv.

“Mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit. Nuk ka bashkëpunëtor në këtë mes. Korruptivim aktiv nuk kemi, ky është akt real. Respektojmë hetimet paraprake. Nuk mund të shprehem. Asgjë nuk kemi kërkuar. Po shfrytëzojmë hapësirat që na ka lënë ligji”, u shpreh avokatja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *