• |
ide | kryesore

Nis sot viti i ri shkollor/ Bie numri i nxënësve në zonat rurale, në Berat rikthehet mësimi me dy turne

Lajme, Të fundit



Viti i ri shkollor 2023-2024 , ka startuar sot edhe në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike te bashkise Fier. Dita e pare e vitit te ri shkollor i gjen rruget e qytetit me trafik të rënduar nderkohe qe policia rrugore ka marre te gjitha masat per menaxhimin e tij. Kete vit te ri shkollor ne institucionet arsimore nen juridiksionin e ZVAP Fier te gjitha shkollat jane te hapura nderkohe qe asnjë shkollë nuk do te mbyllet. Numri I nxenesve ne arsimin e mesem te ulet , ku pefshihen te gjitha shkollat 9- vjecare është 7115 nxenes , kurse numri nxenesve ne arsimin e mesëm për këtë vit arsimor , 3014 nxenes , ndersa do te ulen per here te pare ne bankat e shkolles 818 nxenes. Jane plot 10947 nxenes qe do te nisin vitin e ri arsimor 2023- 2024, ndersa numri i shkollave eshte 54.

Per kete vit te ri shkollor 2023-2024 nuk ka asnje shkolle mbyllur ,ndersa numri I shkollave qender eshte 52 plus 2 shkolla profesionale , kurse numeri i shkollave vartëse eshte 10. Nga te dhenat e mars prane DRAP, per vitin shkollor 2022-2024 janë 21 mesues qe u zgjidhet kontrata per arsye se mbeten pa norme mesimore ne Fier , 9 ne Mallakaster dhe 3 ne Lushnje. Nderkohe kete vit akademik , siguria e nxenesve do te kete nje vemendje te vecante ne kuader te paketes se sigurise . Ne kete Fillimvit te ri shkollor 2023-2024 vihet re nje reduktim i ndjeshem i numrit te nxenesve vecanerisht ne shkollat e zonave rurale, ku krahasuar me vitin e meparshem mesimor ka rreth 3000 nxenes me pak.

Një fenomen tjeter qe vihet re kete vit eshte numri i ulet i femijeve qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles, ku mesatarisht ne te gjitha bashkite e qarkut, pervec Fierit arrin ne 150. Gjithashtu behet me dije se bashkia Fier ka siguruar transportin baze ne te gjitha shkollat pritese , ndersa jane shperndare librat falas per te gjitha shkollat.

Ka startuar në Berat Viti i ri shkollor 2023-2024.Shkollat kanë hapur të gjitha dyert për pritjen e nxënësve e mësuesve,ndërkohë që fëmijët shihen ti drejtohen shkollave të lumtur e me lule në duar për të filluar mbarë këtë vit mësimor.Mësohet se për shkak të rindërtimit të gjimnazit më të madh në qarkun e Beratit “Babë Dudë Karbunara”, mësimi për nxënësit e këtij gjimnazi do të zhvillohet pasdite në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.

Këtë vit në qarkun e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme). Vetëm në Berat kanë hapur dyert për fillimim e viti të ri arsimor 25 shkolla publike,3 shkolla jopublike dhe 2 shkolla profesionale.Numri total i nxënësve në këto shkolla është 5350 nxënës,ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 540 vogëlushë në klasën e parë.

Edhe kopshtet e çerdhet kanë hapur sot dyert për të pritur vogëlushët.Në Berat 1120 fëmijë frekuentojnë kopshtet në qytet e fshat dhe 251 fëmijë frekuentojnë çerdhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *