• |
ide | kryesore

Shpopullimi/ Viti i ri shkollor në qarkun e Lezhës nis me 1740 nxënës më pak

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkollor



Shpopullimi po prek masivisht edhe shkollat e qarkut të Lezhës. Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi me 1740 nxënës më pak se 1 vit më parë në Qarkun e Lezhës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit parauniversitar këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

Numri më i ulet i nxënësve është në Bashkinë e Mirditës ku prej vitesh po njeh vetëm rënie. Emigrimi i të rinjve vit pas viti po merr po reflektohet edhe në shkolla ku edhe vitin e kaluar rënia e numrit të nxënësve ishte me më shumë se 1 mijë.

Referuar numrit të ulet të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale e pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbyllura apo mësues që për rrjedhoje mbesin të papunë. Ndërkohë viti i ri shkollor nisi pa probleme, ndërsa më të emocionuarit ishin nxënësit e klasave të para të cilët nisen rrugën e dijes.



3 Comments

  1. Dhune, gaz lotsjelles ne 5 te mengjesit femijve te mitur per ti nzjerre nga shtepia, mijera shtepi

    te rrenuara nga fadromat, 38 mije qytetare brenda nje viti ne burg per pamundesi te pageses

    se faturave te energjise elektrike, burg per nderrim tjegullash dhe riparim kotec pulash, dyfishim

    takse banesash, dyer te mbyllura per gjysmen e popullsise qe voton opoziten, dyfishim i cmimeve

    te konsumit baze ushqimor, rritja e qellimte ne menyre te paperballueshme e kostos se jeteses per

    shumices dermuese te popullit- kjo eshte strategjia e rilindjes . Pasoja : Shkolla me gjithenje e me pak

    nzenes , auditore me gjithenje e me pak student, spitale me gjithenje e me paj personel mjeksor

    qytete e fshatra me gjithenje e me pak banore, rruge me gjithenje e me shume kriminele e krime

    zyra te shtetit me gjithenje e me shume militante e te korruptuar, perqendrim gjithenje e me shume

    i vendimmarrjes dhe i parase publike ne nje dore te vetme.

    1. Kush u ankua per pune? Ai vetem sa tregoi morine e fakteve qe i shikojme te gjithe nga 2013 e tani !

      Ca ka ketu per te levizur dhe punuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *