• |
ide | kryesore

Toleroi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet polici në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria.

Mësohet se Sula lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident, ku ishte fajtor. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, i cili ka nisur hetimet në lidhje me një aksident të ndodhur pak javë më parë në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku sipas burimeve është përfshirë në aksident djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi.

Teksa po lëvizte me makinë, ai ka përplasur një automjet ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Çifti i bashkëshortëve s’janë lënduar, por nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor. Megjithatë ai është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre”.

Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, Prokuroria po heton edhe drejtuesit e Policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit.

Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.



1 Comment

  1. Qyqja. Po djali i Aqif Rakipit e shtypi tjetrin e s’ hyri gjemb ne kembe, madje e promovuan, e bene deputet. Per mos vazhduar me historira te ngjashme plot. Edhe bufi e di qe ketu policia eshte ne sherbim te ketyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *