• |
ide | kryesore

Kush i donte të vdekur 6 turqit? Shërbimi sekret grek ngulmon të përfshihet në hetime

Arkiva, Kryesore, Lajme



Vijon të jetë e rrethuar me mister masakra e pasdites së të hënës në Greqi, ku u ekzekutuan në mënyrë mafioze 6 persona, për të cilët fillimisht pati raportime kontradiktore sikur ishin shqiptarë e më pas bullgarë. Por mbrëmë në mesnatë rezultoi se viktimat ishin shtetas turq, me kombësi kurde. E megjithatë kur po bëhen 24 orë nga ngjarja, ende ka shumë pak përparime për zbardhjen e saj dhe arrestimin e autorëve.

Çfarë ka të re deri më tani

Zyrtarë grekë kanë treguar sot në mediat vendase se në lojë prej mesnatës së kaluar është futur edhe Shërbimi Informativ Kombëtar. Për gjithçka rreth ngjarjes shërbimi sekret grek kërkon të mësojë të dhëna nga policia e prokuroria, nisur nga dyshimet se mos shtetasit turq me kombësi kurde të ekzekutuar të gjithë njeherësh e në të njëjtin vend, mund të jenë eleminuar për llogari të shërbimit sekret të një shteti tjetër, pa specifikuar se për kë bëhët fjalë. E përfshirë në hetime është edhe Njësia e Antiterrorit.

Arrestimi në aeroport

Mesditën e sotme është raportuar se një shtetas turk është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Elefteros Venizellos”. Atij i janë gjetur me vete disa fishekë dhe dy leternjoftime plastike. Grupi hetimor e ka marrë në pyetje, për të mësuar mos ndoshta ky person ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Ende asnjë e dhënë tjetër rreth këtij arrestimi nuk është mësuar.

Pistat e hetimit

Mediat helene deri më tani raportojnë për dy pista hetimi. E para janë pazaret e drogës mes grupeve rivale. E dyta, janë larje hesapesh të vjetra mes njerëzve që i përkasin krimit të organizuar. Me hyrjen në skenë edhe të Shërbimit Informativ Kombëtar e Antiterrorit, nuk përjashtohet pista e eleminimit të kurdëve nga shërbimi sekret i një vendi tjetër për motive politike.

Autoritetet greke kanë nisur një komunikim me Interpol dhe autoritetet franceze, për të verifikuar nëse këta persona kanë pasur probleme me ligjin në të kaluarën në shtete të tjera.

Nga çfarë raportojnë mediat greke, deri më tani nuk rezulton që letrat franceze të identitetit të viktimave të jenë të falsifikuara dhe as që këta shtetas të kenë shkelur ligjin më parë në Greqi. Megjithatë kjo mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht nga autoritett greke, të cilat deri më tani kanë qenë shumë hermetike për ngjarjen.

Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Përveç trupit të viktimave, u gjetën rreth 60 gëzhonja të shkrepura nga 3 ose 4 armë të ndryshme thonë mediat greke duke cituar burime pranë grupit hetimor. Një zyrtar policor gjatë një intervite për televizionin Skai, konfirmoi se qeni antidrogë nuk nuhati asnjë shenjë narkotike në automjetin e viktimave. Në automjet krahas telefonave celularë të tyre, që po ekspertohen nga policia shkencore, u gjetën edhe valixhe me rroba. Targat gjermane të automjetit të viktimave rezultojnë që nuk i përkasin asaj makine. Po verifikohen nësa janë të vjedhura po të falsifikuara. Policia po eksperton një seri pamjesh filmike për të mësuar nga u largua një automjet dhe një motoçikletë me të cilën lëvizën ekzekutorët. Kontrolle të rrepta po kryhen në porte dhe aeroportet e vendit për të parandaluar një largim të mundshëm jashtë Greqisë.

Çfarë thonë mediat turke

Ngjarja e rëndë ka bërë jehonë edhe në mediat turke. Së fundi ato raportojnë se në masakrën e Artemidës në Luca, janë ekzekutuar bashkëpunëtorë të mafiozit të njohur turk, Baris Boyun. Ato zbardhin edhe disa nga identitetet e viktimave. Ndërkohë për mafiozin Baris Boyun shkruajnë se është arratisur e jeton në Itali. E megjithatë deri më tani prapë kjo masakër vijon të rrethohet me plot mister. Pritet që në përfundim të hetimeve paraprake, policia greke dhe prokuroria të japin një panoramë më të plotë të këtij krimi monstruoz në një zonë të banuar dhe në një orar të pasdites kur lëvizja nëpër rrugë eshtë e lartë. Më herët gjatë ditës Ministria e Brendshme në Shqipëri konfirmoi se deri më tani autoritetet greke kishin konfirmuar zyrtarisht që viktimat nuk ishin shtetas shqiptarë. /Përgatiti ©Lapsi.al



8 Comments

  1. Nuk ka fare rendesi kush i donte ye vdekur a te pjekur 6 kurdet!
    Rendesi ka qe ju media shqiptare te mos beheni palaço e gaztorë te medias se qelbur greko-bizantine qe sheh dy a me shume te vdekur dhe i etiketon shqiptare!

  2. “Problemi është se kush përfitoi dhe kush ishte skenaristi. Skenaristi arriti ta kthejë në tragjedi këtë, dhe të përdorë djallzi. Përfituesi i vetëm ishte Sali Berisha.

    E vërteta është kjo, i vajtën në zyrë Saliut, i vajti lajmi, e ka pranuar vetë, ka thënë Sali Berisha: Më mori në telefon daja dhe më tha se Azemin e vrava unë, sepse unë e nxora atë në pritë. Duke thënë që është një makinë atje, e thotë vetë ai (Berisha).Nuk e ka per here te pare lapsi i lapsexhinjve bushat e shkulLlak

    1. Pirdh pirdh se lirohesh i thone kesaj , vazhdojn ripjellsat fajin e ka saliu, dhe ne ender ju del naten ne gjume 🤣🤣.
      E kuptojn te patronazhistet qe vetem Saliu ja rrezikon pushtetin se lulin e kane marre me kontrate perdorimi .

  3. Tjetri u plagos rëndë dhe u dërgua në spital ku në vend të hetuesve mbërriti për ta intervistuar, Saliu (foto).

    Një nga enigmat e tjera të krimit që drejtësia e la pa përgjigje është telefoni celular i Hajdarit. Edhe ky u zhduk për tia lënë vendin më the të thashëve të Saliut dhe simotrave të tij politikë, njl tjetër dështim profesional për të cilin duhet të turpërohet cilido që e konsideron veten prokuror apo hetues.

  4. Kur ka ardhur Muharrem Haklaj në zyrën e Azemit, Azemi ka bërë zakonin siç duhet edhe nga pikëpamja fetare është betuar që s’ka gisht. Madje i ka thënë unë e di se ca karakteri keni, po ta them shqip e keni nga kjo zyra këtu. Ka drejtu gisht nga Saliu dhe unë u vë në dispozicion nja kasetë ku është dhënë urdhri për të vrarë Shkëlqimin. Kasetën e ka Lumneshi.I vetmi politikan vrases ne keto 33 vjet dhe ky eshte serbi salih karaxhic berisha

  5. O sa mire me ken rilindas oe oe oe…..
    Saluku ju’a paskerka shkerdhy te tererere..farefisin ne gjinine FEMERORE!
    Hahahaha…..Prandaj e urreni or ripjerdhesa te ridhjejes se rilindjes KRIMINALE!
    Saluk mos e RRUAJ aspak per keto minjte e gjirizit,Mbaje me lesh si malesoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *