• |
ide | kryesore

Jo vetëm masakra me 3 gra, Dan Hutra dyshohet i përfshirë edhe në krime të tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dan Hutra



Përveç ngjarjes së rëndë të marsit 2023 ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Dan Hutra rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda, si vrasje.

Gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij.

Dan Hutra është një person me rekorde të pafundme kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Ndërkohë në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *