• |
ide | kryesore

Lehtësimi i akuzave për Rrajat/ Jashar Maja: Nuk kam besim tek ky shtet!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga viktimat e dhunës së antarëve të fisit Rraja në Fushë-Krujë, Jashar Maja tha se nuk është dakort me vendimin e prokurorisë për t’ia lehtësuar akuzën dhunuesve të tij. Maja tregoi për Neës24 se ishte thirrur në komisariatin e Krujës, ku shefi i krimeve i kishte kërkuar një dëshmi tjetër për rrahjen.

“Që të shtunën na ka thirrur Shefi i Krimeve në Fushë-Krujë. Na bëri do pyetje, kush.. pse… si…. Kërkohet denoncim nga ju. Zotëri, i thashë, kam dhënë një herë dëshmi në prokurori. I ke në video se ka qenë ora 11 e ditës, jo e natës. Nuk jam dakort me këtë vendim të prokurorisë i kam thënë.
Ne do të shkojmë në SPAK, a nuk e di ku do të shkojmë se nuk kemi besim te ky shtet” u shpreh Jashar Maja.

Pavarësisht se çfarë shkruhet në akt-ekspertizën mjeko-ligjore, Jashar Maja tha se ende nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ende i merreshin mendtë nga dhuna e Rrajave.

“Unë e kam automjetin dhe ende nuk jam në gjendje të lëviz me të. Nuk shkoj dot të blej një bukë, shkoj me shoqërues. Prokuroria mund ta pushojë këtë çështje, por unë nuk tërhiqem” tha ai.

Ndërsa për dokumentin që ka firmosur në komisariatin e Fushë-Krujës, Maja tha se nuk e dinte se çfarë kishte firmosur.

“Isha në një telefonatë se më kishte ndodhur një aksident dhe nuk kam qenë i vetëdijshëm. I thashë o zotëri, më ka thënë që do firmosësh që unë jam njohur me akt ekspertizën. Nuk e lexova se kisha këtë ngjarjen tjetër. Do të ankohem ku të kem mundësi. Nga ana financiare s’kam mundësi të marr avokat” tha Maja.

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me rastin e dhunës që anëtarë të fisit Rarja ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja për guroren. Në një reagim, prokuroria sqaron se ka mbërritur aktekspertimi dhe sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar plagosje e lehtë me dashje.

Në argumentimin e saj Prokuroria thotë se “sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë”.

Për këtë arsye sipas Prokurorisë, anëtarët e fisit Maja po hetohen për kauzën “plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende, nuk ka as komunikim akuze dhe nuk përjashtohet sërish as mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta.



9 Comments

  1. Eshte skandaloze se si manipulohet drejtesia. Keto nuk jane pune prokuroresh, keto jane urdherat e drejtperdrejta te shefit te madh per te mbrojtur haptazi mikun ish deputet Rraja.

  2. Shkopa bejzbolli, pistoleta, dhjetra vetë bjer sa të mundesh, këta thonë plagosje e lehtë me dashje? Ky është skandal i vërtetë.

  3. turp e faqja e zeze , prokorori politike , ate dhune kafshore u pa ne tv nga te gjithe e me paturpsine mete madhe thoni zbutet akuza , ju prokorori politike futni armiqsi mes njerzve se nuk zbatoni ligjin po favorizoni vagabondat e puuuushtetit .

  4. Ketu mire qe te ze sherri me psikopate, po ketu te fut ne sherr dhe shteti vete, dmth prokuroria.
    Kshu qe te parit duhet ti qish robt prokurorit, te dytit mjekut te mjekesise ligjore dhe ne fund futi per shplarje nje sharrim te gjithe atyre moterqirve qe te hyne me shkopa bejsbolli.

  5. Se pari te gjithe duhet te tregohen burra dhe te mos e votojne me Edi Ramen, kaq e thjeshte eshte nqse duan te mos vdesin pa varr si Ervis Martinaj!

  6. Ku eshte zhdukur palla e karit , pse nuk i mbron sukseset e rilindjes , apo eshte me rrahjat dhe po perpion strategjine e justifikimeve. Jorgo Palikari ku je Jorgo na komento sukseset e rilindjes ,Jorgo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *