• |
ide | kryesore

“Kjo fitore është për shokun tim të sëmurë”: Deliallisi tregon motivimin e fitores, Di Biaggio mbron Rexhepin

-Instant, Sport
Deliallisi


“Dua të komplimentoj djemtë për luftën dhe sakrificën. Ishte një fitore mëse e merituar. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në fillim e dominuam kundërshtarin, duhej të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Përvec atij goli të shënuar, nuk kam parë ndonjë rrezik të madh nga Dinamo dhe nuk kam parë ndonjë pritje të rrezikshme të portierit tonë”. Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, nuk e përmban entuziazmin pas fitores 2-1 kundër Dinamos. Duhet të jetë kështu në fakt, duke qenë se në pjesën e dytë kryeqytetasit rrezikuan me Kaçorrin e Denison, ndërsa me Prodanin goditën një traversë.

Nëse Di Biagio nuk arriti të dalë me pikë, ishte vetëm nga gabimi i pafalshëm i portierit Rexhepi. Ajo penallti e dhuruar i dha fitoren Erzenit, por Deliallisi sic duket është emocional dhe e ka një arsye: “I thashë djemëve që sot duhej të derdhnim gjak për të fituar. Kam një shokë shumë të ngushtë në një moment të vështirë. Kjo fitore i dedikohet Krenarit që uroj ta kalojë këtë situatë me sukses. Kjo fitore është për të”.

DI BIAGGIO: “REXHEPI PORTIER I MADH”

Në futboll, dihet, loja psikologjike është armë e fortë që trajnerët e përdorin për të mbrojtur lojtarët e tyre. Ky është rasti i Luigi di Biaggio, që ka mbrojtur portierin Rexhepi, pasi gafa skandaloze e tij i shkaktoi humbjen 2-1 përballë Erzenit. “Penalltia e Rexhepit ishte aksident, gjëra që ndodhin në futboll – tha tekniku italian -. Rexhepi është një portier i madh pasi na shpëtoi në ndeshjen e kaluar. Shpresojmë të ndodhi e kundërta me Partizanin, në këto ndeshje që i kishim të lehta në letër, nuk kemi bërë rezultat. Për mua Partizani dhe Tirana janë ekipet më të forta deri tani”.

Di Biaggio pastaj iu kthye sfidës me Erzenin, duke e parë sigurisht ndryshe nga tekniku Deliallisi: “Ne në 30 minutat e para nuk ishim në fushën e lojës, më pas nisëm që të rregullonim diçka. Në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer, kundërshtari nuk kaloi fare gjysmëfushën tonë. Duhet të marrim gjërat e mira nga kjo ndeshje, ato që kemi bërë në pjesën e dytë. Erzeni vetëm largonte topin në pjesën e dytë” e mbylli Di Biaggio.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *