• |
ide | kryesore

Aksidente në Kurbin, humb jetën 32-vjeçarja, 1 person tjetër i lënduar

Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur te mbikalimi i Patokut, ndërsa në një tjetër aksident ka mbetur i lënduar një person.

Sipas informacioneve mësohet se një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku drejtuesi i mjetit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në mbikalimin e Patokut në autostradën Milot- Thumane, ku makina ka dal nga rruga dhe ka përfundon në kanal. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidenteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *