• |
ide | kryesore

Ish e dashura e Travis Kelce paralajmëron Taylor Swift

Paparazzi



Ish e dashura e Travis Kelce ka paralajmëruar së fundmi  Taylor Swift.

Mes romancës së lulëzuar , Maya Benberry pohoi se “burri që ajo kujtonte se e njihte” është tradhëtar.

“Taylor duket si një vajzë kaq argëtuese me një shpirt të bukur, kështu që i uroj asaj fat të mirë, por  do ta këshilloja të ishte e zgjuar!” Benberry tha për DailyMail. “Unë jam e sigurt që deri tani ajo ka zotëruar aftësinë për të parë se kush është me të vërtetë atje për të – dhe kush po e përdor atë.”

“Vetëm koha do ta tregojë,” vazhdoi ajo, “por siç thotë gjithmonë: Një herë tradhëtar, gjithmonë tradhëtar.”

Ndonëse Maya nuk shtjelloi pretendimet e saj gjatë intervistës, ajo më parë akuzoi Kelce, se e kishte tradhtuar me të dashurën e tij të ardhshme, Kayla Nicole. “Kur ju dhe ish-i juaj u ndatë pesë muaj më parë, dhe mësoni përmes rrjeteve sociale  se ai ka patur një lidhje tjetër…”, shkroi ajo në një postim të fshirë në Twitter.

Dy herë kampioni i Super Bowl-it vazhdoi të takohej me Nicole, 31 vjeç, nga viti 2017 deri në vitin 2022. Megjithëse ai kurrë nuk i adresoi publikisht akuzat e Benberry-t,mohoi se  e kishte tradhëtuar pas një ndarje në 2020./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *