• |
ide | kryesore

Beleri çon në Gjykatën e Durrësit kërkesën për t’u betuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Beleri", Kathimerini: Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë



Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e shkalles së parë Durrës, për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

Kërkesa në Gjykatën e Durrësit ka mbërritur pak ditë më parë dhe do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim. Çështja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi.

Kujtojmë se Fredi Beleri është rrëzuar dy herë nga Gjykata e Lartë.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *