• |
ide | kryesore

Independiente, Tevez: “Tre nga lojtarët e mi nuk dinë sa bëjnë 2+2, kjo është varfëria”

-Instant, Sport
Independiente



Carlos Tevez, në një intervistë për transmetuesin El Nueve, bën një zbulim të bujshëm për nivelin e dobët intelektual të disa prej lojtarëve të tij. “Tre djem që kemi në skuadër, nuk do të përmend emra, më thanë që nuk dinë të mbledhin apo të zbresin. E ata luajnë në Kategorinë e Parë. Kjo është varfëria – shpjegoi trajneri i Independiente -. Për tiu dhënë një ide bëra një ushtrim në fushën e shpejtësisë dhe hodha temën e neuroshkencës në mënyrë që lojtarët të aktivizojnë shpejtësinë. Bëra ushtrimin fizik në fushë dhe shkova me një tastierë dhe u kërkova të zgjidhin problemin: ‘Sa bëjnë 2+ 2?’ E disa nuk dinin të përgjigjeshin”.

Në krye të Independiente që nga shtatori, Tevez zbuloi se ai synon të punësojë një mësues privat për të ndihmuar sportistët pas stërvitjes. Ideja është që të ndihmohen lojtarët të përmirësojnë performancën e tyre në fushë, bazuar në studimet e tyre. E për t’i mbrojtur ata edhe jashtë fushës. “Dallimi që kemi është i tmerrshëm, ne jemi të gjithë përgjegjës për këtë situatë. Të gjithë jemi – shtoi Tevez -. Ne mund të ndihmojmë me ushqim, me gjëra themelore, me shumë gjëra, por studimi është thelbësor. Studimi është i nevojshëm në mënyrë që njeriu të mbrojë veten, në mënyrë që të dijë se për çfarë po flet. Nëse nuk e kupton se çfarë po nënshkruan në një kontratë, është e vështirë të mbrosh familjen tënde në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *