• |
ide | kryesore

Loja me rezoluta/ Dënimi i Serbisë përçan PS me PD

Arkiva, Kryesore, Lajme
rezoluta kunder serbise



Parlamenti shqiptar rrezikon ti shtojë vetes një njollë turpi duke mos arritur në një emërues të përbashkët, lidhur me një rezolutë që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë, në Kosovën veriore. Shefi i deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi ka paralajmëruar sot dështimin e konsensusit për një draft të përbashkët që do të duhej të miratohej në seancën e 12 tetorit, pas 5 orëve debat në sallën e kuvendit. “Nuk ka një dakortësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët pasi grupi i PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me vullnetin e plotë, që e gjithë klasa politike të jetë e unifikuar ka bërë çdo përpjekje për një rezolutë të përbashkët. I bëj thirrje kolegëve të PS të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën” deklaroi Bardhi para gazetarëve.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Vëllezërit socialistë të Vuqiqit 

Këtë qëndrim e konfirmoi edhe lideri demokrat Berisha.  “Rezoluta që paraqet Grupi Parlamentar i PD-së është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Pra, është një rezolutë shumë mirë e studiuar, po urojmë dhe shpresojmë që deputetët socialistë të mos mbeten skllevër të Vuçiçit, sepse ju e keni vënë re që emri i Vuçiçit nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama” tha ai.

Por çfarë e pengon konsensusin për këtë temë me rënëdësi kombëtare?

Për të gjetur kleçkën Lapsi.al ka kaluar me lupë përmbajtjen e dy drafteve, atij që propozon opozita dhe atij që ka përgatitur shumica qeverisëse. Pika kryesore që i ndan ato është tregimi i Beogradit me gisht si përgjegjës për sulmin terrorrist. Në draftin e PD-së thuhet “…pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë”.

Ndërsa në tekstin e socialistëve (poshte) termat janë shumë më të zbutura. Aty flitet për “sulm të organizuar terrorist”, por organizatori nuk përmendet me emër.

Një pikë tjetër ku palët ndahen në mënyrë të prerë është edhe kërkesa për të hetuar ndërkombtarisht Serbinë që gjendet në draft rezolutën e opozitës. Kjo pikë tek deputetët e pushtetit mungon.

ARMAND SHKULLAKU: Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën 

Por, problemi është se të dyja këto drafte janë lehtësisht të krahasueshme me rezolutën që votoi me urgjencë, në mënyrë unanime, nga të gjitha krahët e politikës, paralamenti i Kosovës. Po të lexohet i plotë teksti i saj – gjë që Lapsi.al e ka bërë-, vërehet se aty janë të përfshira të dy pikat e nxehta që ndajnë socialistët me demokratët në Tiranë. Në qëndrimin e Kosovës, Serbia shenjohet si shtet organizator i sulmit terrorrist dhe ndaj saj kërkohet hetim ndërkombëtar, gjëra që drafti i qeverisë nuk guxon ti përmend.

Deri më tani krerët e deputetëve të PS kanë përdorur si alibi ato që ka thënë gojarisht Edi Rama se Shqipërisë i takon të jetë e balancuar, si vend anëtar i NATO-s. Kurse opozita është përgjigjur se kjo është thjeshtë një lojë që i shërben presidentit serb Vuçiç. 

Dhe nëse drafti socialist me shumicë kartonash votohet në gjendjen që është propozuar sot, ky rrezikon të jetë një turp i dyfishtë. Së pari, sepse për një çështje me rëndësi kombëtare parlamenti shqiptar nuk do të jetë i unifikuar. Së dyti sepse ai mund të dëmtojë Kosovën duke mos u radhitur përkrah saj për dënimin e sulmit terrorist.

©Lapsi.al

 



22 Comments

  1. karmunistet shqiptare, thjesht po mbajne qendrimin e tyre mirenjojtes ndaj themeluesve serb te PKSh se 1941…

    turpi eshte i popllit dyrdyl qe e mban kte njolle e nuk i fshin nga faqja e dheut…

    turp o popull qe u pallove tu pa Perpidhen e BB

    1. Andi Bushati dhe Armando Shullakut, jane njerze primitiv, dhe mbeshtesin terrorista islamik. As një fjale, as një lajem në portalin e tyrë për 40 femijet të ndara kokat nga trupi, nga barabar islamik. 🇦🇱🇺🇲🇮🇱🇺🇦🇪🇺

  2. Po sigurisht qe e percan!

    Kur e gjithe bota sanksiononte ate cfare kishte mbetur nga Jugosllavia… i paudhi, i pavuli, pa atdhe, pa fe e pa flamur dhe se fundi Non Grata e SEKSer kullash, i conte nafte Arkanit!

    Normal…

    1. Fakti që ky pushti provokator në palokomentet e tij përsërit gjithmonë me përbuzje fjalët “ju shqiptarët” i bën pa vlerë e qesharake akuzat ndaj Berishës si “antishqiptar”
      Është e vërtetë që banditë të llojit të këtij “Jorgos”, gjatë kohës që Berisha ishte president, u morën me trafiqe të ndryshme cigaresh, nafte, armësh e droge, pasi ajo periudhë ishte kaotike sepse akoma administrata shtetërore ishte po ajo e kohës së Enverit.
      Që të ndërtoheshte një administratë e re për zë zëvëndësuar administratën e kalbur enveriste , më së paku duheshin 10 vite
      Nëse do të bëhej një hetim i plotë edhe i piramidave të 96-97-tës, dihet se ato u krijuan kryesisht në “Zonën operative komuniste Vlorë – Gjirokastër” e drejtuesit e tyre ishin kryesisht ish oficerë të ministrive të mbrendëshme e të mbrojtjes, është një fakt domethënës se ato u krijuan qëllimisht nga komunistët për të hedhur baltë për sistemin kapitalist perëndimor.
      Ndonëse ka 25 vite që propoganda e enveristëve sulmon Berishën si autor të piramidave, e vërteta qëndron ndryshe.
      Nuk i krijoi Berisha piramidat.
      Por ama është e vërtetë se ai gaboi duke i konsideruar si fillimet e krijimit të bankave private.
      Është e vërtetë që shumë shqiptarë naivë humbën paratë që kishin depozituar në ato piramida, por Shqipëria në vitin 1997 me “revolucionin e dhunshëm revanshist enverist” pësoi humbje të mëdha ekonomike me shkatërimin edhe të ato pak gjërave me vlerë të ndërtuar në sistemin diktatorial, por që ishum pesëfish më shumë sesaparatë e humbura në piramida.
      Edhe më shumë se humbjet e mëdha ekonomike, revanshizmi enverist me shpërthimin e depove të armëve, u bë shkak për humbjen e mijra jetë njerëzish akoma edhe sot nga ato armë.

  3. A ka me politikan varikarsa se keta tanet. Rama qe sillet si Lajcak. Keta pseudo-patriotet e foltores qe bejn sikur u dhimbset kombi e nga ana tjeter ven nje terrorist grek per kandidat. A ka me mortje se keta plehra politikan. Bardhi qe i thoshte Berishes babi i Xenit dhe e akuzonte per hajdut e vrases , tani akuzon Bashen per hajdut. Eshte ber parlamenci cirku i kollgukofageve qe nuk prodhojn asgje ne interes te qytetareve po vetem po i nxjerrin te palarat njeri-tjetrit duke e ngopur njeri tjetrin me mut. Rama i ka shoket o ne burg o ne arrati. Te lesh Ramen te vjedhi apo te vesh keta dangallet e opozites qe as partin e tyre nuk arrijn dot ta mbledhin se skan as ide as programe, kan vec interesa kollukesh, apartamentesh e kullash. Nje parlament qe vetem popullit nuk i duhet per asgje.

  4. Si pelqeu Bardhit rezoluta? Kujton Gaz Bianco se e ka harru Berisha kur i thoshte Berishes babi Xenit. Pa merak o Gazi i botes, se ke per ti pagura te gjitha me interesa, nuk harron Berisha.

  5. Nuk jane “socialistet”! Jane bastardet sllavo-komuniste te Mugoshes, Popovicit, Titos, Milloshevicit dhe Vucicit!

  6. Komunistët janë po ata të 41 të pandryshuar pansllavistë e antishqiptarë. E mos prisni të ndryshojnë janë e do të jenë e keqja më e madhe e Shqipërisë.

    1. Po ktë po themi o Gimi, po hë. Dëgjojnë trushpëlarët!
      Nuk ndahen nga Sali Berisha.
      Siç ka thënë Les Valesa, njeriu më i ndyrë është komunisti i kthyer në antikomunist.

  7. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

  8. Duhet falenderuar zoti që kemi Edi Ramën në pushtet dhe jo defiçientët miopë të opozitës. Çfarë efekti real ka një rezolutë pa dhëmbë e Shqipërisë? Zero efekt.

    Ka një rrugë që ti futen këmbët në një këpucë Serbisë, dhe ajo kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. Deri sa të kemi një ushtri të fortë, që duhen dekada të ndërtohet, vetëm rruga e Washingtonit dhe Brukselit është e hapur.

    Një rezolutë si e Kosovës (ata kanë komplet të drejtë ta bëjnë sikur e kanë bërë, sepse janë shteti i sulmuar në këtë rast), por e bërë nga Shqipëria so zhvleftësonte pozicionin e Shqipërisë. Shqipëria do merrej thjesht si një shtet që i mban ison Kosovës, dhe çdo ndikim i Shqipërisë do venitej. Edi Rama do e kishte rrugën më te thjeshtë dhe më me fitim për të personalisht të ndiqte këtë rrugë.

    Por jo, ai ka marrë një qëndrim diplomatik, dhe ka njëhsuar qëndrimin Shqiptarë me atë të Washingtonit dhe Brukselit. Le të presin për provat zyrtare. Rama, dhe Brukseli dhe Washingtoni, e dijnë fare mirë çfarë ka ndodhur, por për të shmangur një vet-viktimizim të Serbisë dhe një pretekts për Rusinë që të hyjë në rajon ushtarakisht për të mbrojtur vëllezërit Serbë që po sulmohen nga perëndimi pa fakte, ata thonë le të hetojmë atëhere. Përfundimi i hetimit dihet, prandaj ata nuk kanë pse nxitohen. Kur gjithçka të verifikohet, polirika Serbe do jetë përpara fakteve të pakundërshtueshme. Nuk justifikohet dot as Serbia as ndërhyrja e Rusisë.

  9. Edhe ne kete ceshtje shqiptaret mbajne ndarjen e 80 viteve te shkuara,Partizane e antikomuniste.Bravo partizaneve te sotem ,Po tregohen me largpames se ato te 1944.Shqiperia do forcohet e preparo je me shume nen udheheqsin tone Edi Rama qe po ecen ne gjurmet e udheheqsit tone te lavdishem Enver Hoxha,i cili e beri vendin tone kopesht me lule.Ketij udheheqsit te ri i takon ti ngrihet nje shtatore qe tani,jo pas vdekjes.E meriton.

  10. Fakti që ky pushti provokator në palokomentet e tij përsërit gjithmonë me përbuzje fjalët “ju shqiptarët” i bën pa vlerë e qesharake akuzat ndaj Berishës si “antishqiptar”
    Është e vërtetë që banditë të llojit të këtij “Jorgos”, gjatë kohës që Berisha ishte president, u morën me trafiqe të ndryshme cigaresh, nafte, armësh e droge, pasi ajo periudhë ishte kaotike sepse akoma administrata shtetërore ishte po ajo e kohës së Enverit.
    Që të ndërtoheshte një administratë e re për zë zëvëndësuar administratën e kalbur enveriste , më së paku duheshin 10 vite
    Nëse do të bëhej një hetim i plotë edhe i piramidave të 96-97-tës, dihet se ato u krijuan kryesisht në “Zonën operative komuniste Vlorë – Gjirokastër” e drejtuesit e tyre ishin kryesisht ish oficerë të ministrive të mbrendëshme e të mbrojtjes, është një fakt domethënës se ato u krijuan qëllimisht nga komunistët për të hedhur baltë për sistemin kapitalist perëndimor.
    Ndonëse ka 25 vite që propoganda e enveristëve sulmon Berishën si autor të piramidave, e vërteta qëndron ndryshe.
    Nuk i krijoi Berisha piramidat.
    Por ama është e vërtetë se ai gaboi duke i konsideruar si fillimet e krijimit të bankave private.
    Është e vërtetë që shumë shqiptarë naivë humbën paratë që kishin depozituar në ato piramida, por Shqipëria në vitin 1997 me “revolucionin e dhunshëm revanshist enverist” pësoi humbje të mëdha ekonomike me shkatërimin edhe të ato pak gjërave me vlerë të ndërtuar në sistemin diktatorial, por që ishum pesëfish më shumë sesaparatë e humbura në piramida.
    Edhe më shumë se humbjet e mëdha ekonomike, revanshizmi enverist me shpërthimin e depove të armëve, u bë shkak për humbjen e mijra jetë njerëzish akoma edhe sot nga ato armë.

    1. Kjo eshte ta marresh historine, ta hedhesh ne nevojtore, ti pjerdhesh ne te, ta perziesh dhe pastaj ta dekorosh ne nje pjate gjelle dhe tjua japesh njerezve ta hane. Viti 1997 erdhe pas 1996es, qe u vodhen votat masivisht per here te pare, qe Faton Nano u fut ne burg, dhe pas autokolonave te pafund qe furnizonin me nafte Serbine. Ne pushtet absolut ne ate kohe ishte Sali Berisha.

      1. Në 96-tën sipas këtij malokut komunist, Berisha i paska pasur të gjitha pushtetet.
        T[ ishte kaq e lehtë që virusi i murtajës komuniste të ishte zhdukur mbrenda katër vitesh, nga 1992-shi, , sot pas 32 vitesh në Shqipëri do të ishte haruar jo më PPSH por edhe fjala “socializëm”.
        Kanë kaluar 82 vite e nuk është zhdukur nga Shqipëria akoma mendësia komuniste e lindur nga Mugoshët.
        Vetëm me ato që hoqi ky popull gjatë pushtetit enverist që na solli PK serbe, duhej që çdo shqiptar të mallkonte komunistët serbë.
        Ka vërtetë PD me Berishën , kusuret e saj në ndërtimin e një shteti demokratik, por ama ai kurrë nuk i ka quajtur vëllezër qeveritarët serbë e “armik” qeverinë e Kosovës së pamvarur.

  11. Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

    Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.

  12. Në 96-tën sipas këtij malokut komunist, Berisha i paska pasur të gjitha pushtetet.
    T[ ishte kaq e lehtë që virusi i murtajës komuniste të ishte zhdukur mbrenda katër vitesh, nga 1992-shi, , sot pas 32 vitesh në Shqipëri do të ishte haruar jo më PPSH por edhe fjala “socializëm”.
    Kanë kaluar 82 vite e nuk është zhdukur nga Shqipëria akoma mendësia komuniste e lindur nga Mugoshët.
    Vetëm me ato që hoqi ky popull gjatë pushtetit enverist që na solli PK serbe, duhej që çdo shqiptar të mallkonte komunistët serbë.
    Ka vërtetë PD me Berishën , kusuret e saj në ndërtimin e një shteti demokratik, por ama ai kurrë nuk i ka quajtur vëllezër qeveritarët serbë e “armik” qeverinë e Kosovës së pamvarur.

    1. Absolutisht, e kanë detyruar Berishën (i shkreti) të furnizonte me nafte Serbinë. Por të paktën nuk u ka thënë vëllezër. Bravo Berisha. Dhjetë me yll me xixa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *