• |
ide | kryesore

Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

1, 2, Arkiva, Ide



Në mungesë të qëndrimeve të qarta dhe pamundësisë për t’u rreshtuar krah Kosovës në këtë peirudhë të vështirë, ndihma më e madhe që Edi Rama mund t’u japë shqiptarëve atje, është heshtja. Por duket se kryeministri shqiptar, diçka të tillë e paska të pamundur.

Ai i ka lënë pa tekst të gjithë, kur në një intervistë për prestigjiozen britanike, Financial Times, e ka cilësuar Kosovën “një pikë të nxehtë” dhe veriun e saj “tokë të askujt”. Një konsideratë e tillë, pikërisht në momentin kur Kosova u gjend përballë një sulmi terrorist të planifikuar nga Beogradi, krijon idenë e një konflikti në një zonë të papërcaktuar dhe, gjithnjë sipas Ramës, për këtë është e nevojshme një konferencë ndërkombëtare, madje në ndërkohë, vënia e këtij territori nën kontrollin e trupave të Nato-s.

Shumë politikanë dhe analistë, në Kosovë e Shqipëri, kanë mbetur të shokuar nga “bomba” e radhës që ka lëshuar kryeministri shqiptar. Kosova nuk është një pikë e nxehtë dhe nuk ka pjesë të saj që janë “tokë e askujt”. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i njohur si i tillë me kufijtë që ka sot nga fuqitë perëndimore dhe Gjykata Ndërkombëtare, është demokracia funksionale më e vlerësuar në rajon, është palë në negociatat me Serbinë dhe jo një territor i nxehtë që synon të definojë shtetësinë e saj.

Nisur nga qëndrimet e Ramës, si ato të dikurshmet për shkëmbim territoresh apo Ballkanin e Hapur, ashtu edhe ato më të vona si drafti i pakërkuar për asosiacionin, anullimi i mbledhjes së dy qeverive, propozimi për futjen e KFOR në veri kur më parë këtë e kishte cilësuar si skenarin më katastrofik për Kosovën, e deri tek ideja absurde për një konferencë ndërkombëtare për të vendosur për “tokën e askujt”, është e vështirë të kuptosh se përse kryeministri i Shqipërisë nuk zgjedh më mirë të heshtë.

Përsa kohë e ka të pamundur të mbajë qëndrime si Kroacia, vend i NATO-s dhe BE, përsa kohë nuk flet dot si palë me Prishtinën por si dikush mbi palët, përsa kohë nuk e përmend dot direkt Serbinë dhe Vuçiçin si shkaktarë të tensioneve në Kosovë, përsa kohë nuk ngre zërin për dhunën ndaj shqiptarëve në Luginë, atëherë përse duhen dhe për çfarë shërbejnë qëndrimet e kryeministrit të shtetit shqiptar?

Pjesa më e nervozuar dhe më e prekur nga qasja e Edi Ramës në raport me Kosovën, por edhe kundërshtarët e tij në Shqipëri që duan t’i shfrytëzojnë këto qëndrime për luftën e brendshme politike, e kanë përgjigjen në majë të gjuhës: i shërben interesave serbe, është tradhëtar. Një pjesë tjetër e lidh ose me injoracën e tij për rajonin ose me maninë për protagonizëm, edhe kur këtë nuk ia kërkon askush.

Në fakt, gafat e pafalshme të Ramës në raport me Kosovën, nuk janë produkt as i ndonjë rekrutimi nga Beogradi dhe as ilaç për të kuruar maninë e tij të madhështisë. Ato janë pasojë e dështimit të një strategjie të mirëmenduar më parë por që tani po thërrmohet, për shkak të rezistencës që dëshmoi Prishtina në vazhdimësi dhe Albin Kurti në veçanti. Rama dhe Vuçiç, të njohur si autokratë që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vendet e tyre, kanë tentuar të “blejnë” mbështetjen ndërkombëtare duke u paraqitur si liderët e shqiptarëve dhe serbëve, që kishin në dorë menaxhimin e krizave dhe për rrjedhojë edhe zgjidhjen e tyre.

“Rama, për një kohë të gjatë u përmbajt nga përfshirja në konfliktin e Kosovës, në vend të kësaj, ai ndërtoi lidhje të përzemërta me Beogradin ndërsa kërkonte të bënte progres në rrugën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Financial Times. Të dy liderët e provuan me shkëmbimin e territoreve, pastaj me Ballkanin e Hapur, por strategjia për të marrë fatet e rajoni në dorë u rrëzua. Qëndresa e Albin Kurtit, e nxorri Ramën “të papunë”, sepse duke humbur peshën në Kosovë, ai nuk i duhet më as Vuçiçit.

Mbetja pa një rol kyç, në një kohë kur vëmendja e SHBA dhe BE është tepër e madhe ndaj Kosovës, e nxjerr jashtë loje strategjinë e Ramës si lideri që pretendonte të arrinte mes serbëve dhe shqiptarëve atë që francezët dhe gjermanët bënë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ftohja e mundshme me Vuçiç, si pasojë e pamundësisë për të ndikuar në Prishtinë, e ka prishur balancën e strategjisë së dikurshme Beograd- Tiranë. Ky çrregullim si dhe dështimi i nismave të mëparshme (shkëmbimi i territoreve dhe Ballkani i Hapur) ka bërë që edhe liderët perëndimorë ta konsiderojnë kryeminstrin shqiptar si një faktor të dorës së dytë në planet e tyre për rajonin.

Dhe Edi Rama mund të durojë gjithçka, por jo këtë. Prandaj ai nuk mund të heshtë. Deklaratën shock në Financial Times do ta pasojnë të tjera, ku ashtu si më parë, do të lexohet qartë ngërçi që ai ka: edhe të joshë Vuçiçin edhe të rifitojë vëmendje në skenën ndërkombëtare. Çështja është që për këtë, nuk ka pse të paguajë Kosova. ©lapsi.al



74 Comments

  1. Sepse sic kerkon favore ashtu duhet dhe ti shlyeje detyrimet qe ka per to.

    Keto qe thote Rama jane qendrime te Alexave dhe politikes se OSF prej nje dekade ne ballkanin perendimor

    1. Në fakt Rama ka gabuar që e ka quajtur Veriun e Kosovës tokë e askujt.
      Sepse, atje dëgjohet dhe bëhet vetëm çfarë thotë Beogradi.
      Është nën juridiksionin e qeverisë të Kosovës, thotë Shkulluari.
      Çfarë fuqie ka qeveria e Kosovës në Veri?
      – Mbledh taksa nga bizneset dhe popullsia? JO!
      – E paguajnë korentin që harxhojnë, popullata në Veri? Jo!
      – Po ujin? JO!
      – Targat e makinave, si i mbajnë? Si të Beogjradit.
      – Taksën e regjistrimit të makinës, taksën e qarkullimit, ku e paguajnë? Në Beogjrad.
      – Patentën, ku e marin? Në Beogjrad.
      – Kush i ndërton rrugët, shkollat, kopështet, kishat, qëndrat komunitare në Veri? Qeveria e Kosovës? JO! Qeveria Serbe, ajo financon.
      – Ja pra pse Ramoviçi gabon rëndë dhe me qëllim kur thotë se Veriu i Kosovës, është tokë e askujt.

          1. Gjermania do të dërgojë në Veri të Kosovës 150 ushtarë.
            Britania e Bashkuar do të dërgojë 400 ushtarë.
            Joooo ! Kjo nuk durohet ! Ky asht pushtim.
            Pikrisht ktë gja e kërkoi Ramoviqi.
            Po kta, urdhërat e vllaut të Vuqiqit zbatojnë.
            Ushtria e Kosovës dhe populli kosovar duhet të çohen në kamb për të mos lanë me hy asnji ushtar të huj në Veri.
            Ky asht pushtim.

        1. Po shko ha ndonjë byrek me gjizë të prishur në bodrumet e SHQUP!
          Mer vesh nga gjeopolitika ti.
          Gjendja në Veri është fiks ashtu siç thotë ai më sipër.
          Qeverinë e Bin Lakurtit atje nuk e pjerdh kush.

          1. Ridhjerje e ke fjalën për RITHEMELIMIN.
            Sepse Rilindja është RIPJELLJA.

          2. Rrotëkarizimi i mal corit dhe i joti ska kufij

            Fugjorgoshqyer

        2. Rama po ju q… ne b… perdite ju kundershtaret e tij. Europa e vleresone Ramen si kryeministrin me te mire nga te gjithe kryeministrat qe ka patur Shqiperia prandaj bene edhe samitet ketu. Sali komunisti non grata renditet si kryeministri me diktatori dhe vrasesi i popullit.

    2. O Shkullak, e ke peshën e trurit shumë të vogël, për të kuptuar shprehjen e Ramës : – Veriu i Kosovës po kthehet tokë e askujt.
      – Sa për trupulat e Lapsit, ata as që bëhet fjalë të kuptojnë çka thotë Rama midis rreshtave.
      -Rama po i thotë ndërkombëtarëve, se si rezultat i ndërhyrjes të Serbisë:
      1 – Në atë teritor, nuk funksionon ligji.
      2 – Në atë teritor, nuk funksionojnë institucionet kushtetuese.
      3 – Në atë teritor nuk funksionon gjyqësori.
      4 – Në atë teritor nuk funksionojnë kuvendet komunale.
      5 – Në atë teritor ligjin e bëjnë bandat gjithëfarëllojëshe.
      6 – Në atë teritor banorët e etnive të ndryshme janë në armiqësi me njëri tjetrin.
      7 – Në atë teritor komunitetet nuk kanë asnjë besim në institucionet qëndrore të Kosovës.
      Hajde Shkullak, së bashku me Bushatin dhe merini pikat një për një dhe hidhi poshtë.
      Ama nëse ato qëndrojnë, tokë e kujt mbetet ai teritor.
      Ja pra, këtë kërkon Rama. Vendosjen e plotë të ligjit dhe autoritetit të qeverisë të Kosovës në Veri.
      Ku është gabimi ktu?

      – G A T I !

      Budallenjtë janë të lirë të fillojnë komentet!
      Të tjerët të qeshin me ta!

      1. Rama është një hajdut ordiner që do të qëndrojë në pushtet vetëm për të të vjedhur edhe ti e shumë si ti që i dilni në mbrojtje, nqs se nuk e kupton edhe këtë në pidh të satëme ju qoftë ju që e mbroni dhe mua bashkë me ju debilat që po na merrni në qafë brezin tonë po se po por edhe fëmijët e fëmijëve tanë/

      2. e kupton shkullaku, mos e mendo aq te trashe…
        thjesht MANIPULON… i duket vetja vip i gazetarise meqe ka vite ne kete profesion…
        ne fakt Rama i ka rene kokes me shprehjen qe i ka vene mediave dhe ketyre personave qe mendojne se jane zeusi dhe dine gjithshka: KAZAN

    3. Ke te drejte qe habitesh z. Shkullaku.

      Madje ca ‘Njohes’ nga prpoganda ramiste kane kapur ne gabim edhe figurat e Harvard per kete pune. Nuk kontrollojne mire burimet, thone?!? Dhe hopa ne kosh diplomen bashke me eksperiencen dhe ekspertizen nder dekada!

      Nuk eshte kollaj te matesh me mediokracine e autokratit te Tiranes, qe ndryshe nga Harvardi, diplomat ia merrte perkatesia ne “nomeklaturen e larte” kom-enveriste. Ndersa eksperiencen dhe ekspertizen e brymoste nga tymosjet e Nano-Meta, tek alkoli Doshi-Gjoka.

      Ne fakt deklarata ne FT u kuptua shume qarte vecanerisht nga njohesit e vertete te ballkanit perendimor. Ajo perben nje sulm te ri kunder perceptimit ne rritje ne west qe ne dallim nga autokracia hibride neokomunisto-mafioze qe ka kapur prej fyti Beogradin dhe Tiranen, Kosova deshmon demokraci dhe shtet ligjor pa kompromis.

      Ndryshe nga dje, kur palet minonin qeverisjen e Kurtit, me gjase ne grope mund te bien vete ata qe punuan fort per ta (Balllani i) hapur. Eshte kjo frike qe detyron siamezet autokrate ne Beograd dhe Tirane te kundereagojne ligshem dhe turpshem.

      Dhe nuk kane per tu ndalur me kaq. Pa ‘neutralizuar’ kercenimin ‘terrorist’ ndaj regjimeve te “Zoterve” mafiozo-politike te trashegimise Hoxha-Milloshevic! Kurti eshte rreziku qe u ‘kanoset’ si shpata e demokleut dhe deshmi reale qe pupujt ne ballkan kane alternative, vullnet te ndryshojne.

  2. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social Rama flet ate qe kerkojne dhe nderkombetaret me shba ne krye

    1. LIVE
      LAJME
      KRONIKË
      KULTURË
      REALKOHA
      SPORT
      VËSHTRIME
      HOROSKOPI
      MARKETING
      DHUNIMET DHE “DREJTËSIA”
      ARBËRI
      Lëvizjet e ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës kthejnë shqetësimin te shqiptarët

      Përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë shprehur drojë për situatën e sigurisë në Luginë pas rritjes së lëvizjeve të armatës serbe. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, sipas tyre, ka ndikuar negativisht

  3. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

    1. Berisha që ndez zjarre dhe Rama që u hedh benzinë, e dinim.

      Por ndërkohë që demokratët, shqiptarët, SPAK dhe perëndimorët po i lagin dhe po i thyejnë një nga një nga fijet e shkrepësve të Berishës me gjithë atë vetë, se Gaz Bardh “perëndimori” do të vetëofrohej si ndihmësi i fundit

    1. jane shtuar , shih oret e komenteve dhe do i shohesh qe kan dale me komentu me vone. sic duket duhej te binte vala e para kunder rames

      ne kete rast operacioni i PR eshte rikuperim pozicioni aq sa munden! po me ramen skan shanse

  4. Megjithe respektin per Shkullakun nuk mendoj se deklaratat dhe qendrimet ne vazhdimesi anti

    kosovare e per rrjedhoje antishqipetare te KM vijne nga mania per te qene ne qender, per te

    qene faktor i rendesishem ne ballkan apo per tu dukur i tille ne syte e nderkombetareve.

    Nje Km qe ka fut ne burg vetem brenda nje viti rreth 38 000 qytetare per fatura energjie

    per nderrim tjegullash apo per riparim kotece pulash, nje km qe pa piken e humanizmit por me

    nje urrejtje te pashoqe ka prish me mijera banesa dke lene banoret ne rruge te madhe, nje

    KM qe ka kalkuluar kushtet per te larguar 1/3 e popullsise vetem per dy mandate qeverisese,

    nje Km qe mendon vetem per pasurimin e luksin e tij, te familjes se vet dhe te grupit qe e

    rrethon dhe e mbeshtet dhe perdor pushtetin vetem si kerbac per te marre harac ndaj popullit

    te tij, nje njeri i tille pra nuk i ben keto veprime cnjerzore per shkak te nacicizmit, per shkak te

    manise per te qene ne qender, por per shkak te perfitimit, dhe per shkak urrejtjes dhe dashakeqesise

    gjenetike qe e formojne personalitetin e tij . Ai me te njejten patos qe urren Kurtin qe po mundohet

    te ndertoje nje shtet te pakorruptuar , po me aq pathos urren nje plake ne Narte te Vlores qe po nderton

    nje kotec punash apo nje pronar grasoniereje qe e ka lene me qera per nje kafshate buke. Bota e

    e tij urrejtese e dashakeqe ka vend per te gjithe. Ndoshta duhet justifikuar per kete pasi ai nuk e

    krijoi vetveten, ashtu ka lindur dhe eshte i paafte e i pamundur per te qene ndryshe.

  5. Shkulak aman merr fryme se paske ngel keq.
    Shqiperia u fut ne OKB ne 1952,Stalini e futi.,pra u njoh si shtet nga mbare bota mgjs ishte si shtet llamarine.
    Shyqyr qe Rama nuk ka thene qe do ju cojme Shkalukun ne Veri qe ta masi,si specialist I pa pune.
    Po presim qe Kurtin ta bejme K/min ne Tirane sepse eshte patriot pa ushtare.
    Po presim qe Bushati te jete ne komisionin e BE,si patriot specialist per ceshtjet e te tjereve.
    Kur do na vije Kurt karavastaja kenej bashke me ate Gerr-vallen?

  6. Po sepse e sheh veten si lider Ballkanik e madje edhe me shume, kaq e thjeshte!

    Shiko, njeriu eshte ne kerkim te vazhdueshem te dopamines e te nje morie drogerash te tjera, te njohura e te panjohura, me te cilat truri yne na shperblen kur kryejme veprime te caktuara. Truri eshte pusher-i, (shitesi i drogerave), numer 1 i yni. Ne e kemi armikun brenda praktikisht.

    Pse disa njerez luajne bixhoz? Per t’u pasuruar?!

    Sa njerez te pasur njohim qe kane ikur per lesh duke luajtur bixhoz?!

    Sigurisht qe nuk e bejne per leke. E bejne per ate dreq droge qe trupi leshon gjate procesit.

    Ka pershembull disa njerez qe mund te kene nje shkarkim dopamine e madje t’iu ngrefet me raste edhe kari kur flirtojne me varteset e tyre.

    Pa permend emra ketu se s’ja vlen.

    Ka te tjere si Rama, i cili e filloi nga Djale rebel babai pushtetar ne Opinionist tek Koha Jone per te kaluar tek Minister Kulture, Kryebashkiak e se fundi Kryeminister, arkitekt, urbanist, kryetar de facto i shoqates se ndertuesve dhe te turizmit si edhe Drejtor Marketingu i Shqiperise.

    Qartesisht keto role nuk e kenaqin me me dozen e duhur te Dopamines.

    Ndaj edhe keto levizje fallco te fundit. Sepse situata e nxorri nga skena.

    Karlliku i Vucicit qe coi dritat e reflektoreve tek Kurti… nderkohe Rama… ku?

    Ku interesi i publikut? Ku shkarimi i dopamines?

    Eshte kaq e thjeshte. Por ju jeni injorante! Nuk kuptoni.

    Dhe ja shkarkimi i dopamines per mua: te therras injorancen me emer e mbiemer!

          1. Ndersa ti je nje cope idjoti i vonuar e i frustruar pa piken e argumentit.

          2. Te lutem, keto karlliqe adoleshentesh shko ndaji me prinderit e tu.

            Rilexo cfare ke shkruar dhe do kuptosh qe ke zero “content” dhe shume frustrim.

            S’kam ndermend te edukoj pjellat e te tjereve keshtu qe shko pirdhu!

          3. Sa te rre mendjs per edukator. Ke ik për lesh

            Ti jorgo je nje copë muti . Ik se na qelbe.

          4. Mjafton te mos me lexosh. 🤣

            Pra ik ti. Jo une.

      1. Nuk eshte Rama ne shijet e mija seksuale.

        Te gjatet ma shkrefin. Me duken si te deformuar.

        Ti sa i gjate je?

        1. Nuk kam komplekse.

          Pa merak.

          Gomari eshte thjesht nje kafshe punetore, fisnike… dhe me karin e gjate.

  7. Nuk jane gafa ato jo!

    Rama po vepton me axhende dhe ne koordinim, koha do tregoje se kujt. Por ne keto momente po demton shume rende Kosoven me nderhyrjet dhe manine per tu bere faktor.

  8. PER JORGON NJE PERGJIGJE. TE THJESHTE BEFORE AI I SHKARKONTE TEK ISH GRATE E TIJ DUKE I RRAHUR DHE KENAQESIA E TIJ ISHTE KUR I SHIFTE ME SYTE E NXIRA DHE TRUPIN ME VULA SE PER ATE PUNE NUK KA QENE NDONJEHERE PRANDAJ SHPERTHENTE ME DRU KARSHII TYRE KETE E DIN MIRE TI JORGO E DIN GJITHE SHQIPERIA ! KUR “MARTOI ” LINDEN QE ISHTE E PUNUAR NGA KATER OSE PESE BURRA ME PERPARA NDRYSHUAN RROLET AJO TANI E “RREH” TE DROGUARIN DHE MBASI RRIFET NGA AJO AI DEL DHE RREF ME. LLAPEN E GJATE CDO NJERI QE JA. KERKUAR. AJO !AI BEN CDO GJE QE I THOTE AJO KE DYSHIME PER KETE GJE. JORGO?AJO NA QEVERIS AJO BEN PLANET EKONOMIKE PER TA VJEDHUR SHQIPERINE KA DALE NGA SHKOLLA E MJESHTERIT TE SAJ JA KA KALUAR KE DYSHIME PER KETE JORGO ?MJESHTERIA E SAJ KA KALUAR LIMITET ME TALENTIN E SAJ VJEDHIN BASHKE BEJNE SIKUR I MBROJNE PASTAJ I RRASIN NE BURG DYSHON PER KETE GJE JORGO?PO POLITIKEN E JASHTME KUSH E BEN ? E FSHEHUR NE TUNELET E SURRELIT AJO QEVERIS SHQIPERINE POR KA FILLUAR TE FUSI QELBERSIRLLEKUN E SAJ ATJE KU NUK DUHET !DUHET TI THEMI STOP KETIJ IDIOTI QE ESHTE I DOBISHEM VETEM PER SKUTHEN E SURRELI !!

  9. E para e punes, mos shkruaj me shkronja te medhaja te shtypit se na qerrove syte.

    E dyta e punes… OK… teori interesante.

    Pra ti po thua qe praktikisht Linda po drejton vendin?!

    Po shume mire mo. Femrat shqiptare jane shume me perpara se sa meshkujt.

    Where is the problem?!

    PS: mos ke pare gje “The Ghost Writer” te Polanskit ti mo?!

    Ki parasysh qe Polanski eshte nje bytheqiruc i vogel, gjys agjent rus.

    1. PER JORGEN :JAM DAKORT
      ME TY QE DUHET TE KETE FEMRA TE QEVERISIN. ,,,,,,POR JO SKUTHE HAJDUTE QE BEJNE MARREVESHJE TI E DIN PER CFAR FLAS VETEM PER TU PASURUAR DUKE KALUAR LIMITET E CDO MORALI ! NJE GJE DESHA TE PYES A KA MORAL KJO “FEMER ” QE KA QARE DHE LUTUR PERPARA CDO BISNESMENI PER PARA ! E KA BERE GRUAJA JOTE KETE GJE ? DO TA MARTOJE TI NJE GRUA TE FELLIQUR? ME VJEN MIRE QE PRANOVE QE EDI RAMA NUK ESHTE NE GJENDJE TE BEJE PUNEN DHE PUNEN E TIJ E BEN AJO ME UDHEZIMET PER TE SHKATERUAR CDO GJE KANE KOHE QE FUSIN HUNDEN DHE NE KOSOVE ME DASHAKEQESINE ME TE MADHE P!

      1. Ti vazhdon te shkruash me shkronja kapitale…

        Nga sa kuptoj ti uleret sepse te duket sikur te tjeret nuk te degjojne. Por ndoshta problemi qendron tek vlera e atyre qe thua.

        E para e punes une nuk pranova gje. Thjesht zbardha fjalet e tua.

        Nuk i kam bere biografine Lindes, por me sa di eshte thjeshte nje OJQ-iste si shume te tjera.

        Ajo qe me intrigon eshte aludimi yt qe kjo kontrollohet nga te tjere e akoma me shume… qe kjo drejtoka vendin.

        Cfare mua s’me shqeteson fare. Perkundrazi.

        Une i dua shume femrat. Dhe jam per rivendosjen matriarkatit.

        I konsidroj meshkujt, (per me teper meshkujt shqiptare), rrota kari. Qe as nuk iu ngrefet.

        Te pakten te ishin per te qire. Po as per te qire nuk jane.

        As t’qijne as te leshojne.

        Keta impotente muti!

          1. po ku ka mend per femije jorgua, jorgua do noi cop kar dhe noi icik adrenaline

            femije biologjikisht te gjithe bejne

          2. Ti aludon se femijeve do ju lejme nje Shqiperi, jo te mire.

            Po ku faktet?!

            Mua me rezulton se Shqiperia eshte shume me mire se c’ka qene.

            Pra hapa perpara jane bere.

            Sigurisht nese shqiptaret do ishin me te mbare (dhe jo si keta dy debilat poshte dhe siper meje), hapat do ishin me te shumte e me te shpejte.

            Po ca t’i bejme Neve tipave si keta?! Lobotomi?!

            Nuk do ishte etike! 😅

  10. PER JORGEN :JAM DAKORT
    ME TY QE DUHET TE KETE FEMRA TE QEVERISIN. ,,,,,,POR JO SKUTHE HAJDUTE QE BEJNE MARREVESHJE TI E DIN PER CFAR FLAS VETEM PER TU PASURUAR DUKE KALUAR LIMITET E CDO MORALI ! NJE GJE DESHA TE PYES A KA MORAL KJO “FEMER ” QE KA QARE DHE LUTUR PERPARA CDO BISNESMENI PER PARA ! E KA BERE GRUAJA JOTE KETE GJE ? DO TA MARTOJE TI NJE GRUA TE FELLIQUR? ME VJEN MIRE QE PRANOVE QE EDI RAMA NUK ESHTE NE GJENDJE TE BEJE PUNEN DHE PUNEN E TIJ E BEN AJO ME UDHEZIMET PER TE SHKATERUAR CDO GJE KANE KOHE QE FUSIN HUNDEN DHE NE KOSOVE ME DASHAKEQESINE ME TE MADHE P!

  11. Te ngrohesh me beogradin dhe te ftohesh me prishtinen ne mes te nje konflikti, nuk eshte tradheti?!
    Nese ti qesh e zgedhihesh me komshiun dhe nuk flet me familiaret e tu ne mes te nje konflikti, nuk eshte tradheti?!
    Kur nje shok mban anen e nje kolegu, s’ka rendesi motivet, nuk ndjehesh i tradhetuar?!
    Seriozisht e ke shkullak?!

    Disa komentues e mbajne veten per te lexuar dhe ketu nuk ka asnje problem,
    Problemi eshte se lexojne me bythe.

  12. Konica na ka lene nje fjali te madhe: O Zot ma mbaj gojen mbyllur kur nuk kam gje per te thene! Problemi eshte se Zoti nuk di si te sillet me super Zotin Rama

  13. Tradheti eshte fjalë e madhe për një spurdhjak te paskrupullt por qe do vetem pushtet dhe pushtet

    Rama këto tradhetira që bën për kosoven i ka në funksion të pushtetit që ka vjedh, qe e abuzon cdo dite si dhe qe e mban me dhunë në shqipëri.
    Linja e mogherinit me bisedimet-gjoja por në fakt rehabilitimin dhe avancimin e serbisë ka mbi 10 vjet qe përgatit këtë situatë.
    Rama është uturaku perfekt.

    E njëjta linjë solli masvisht iranianët, afganët , open balkans, kriminalizimin dhe narkoshtetin e parë në europë etj

    Janë disa aksione paralele të kësaj linje politike, nga njëra anë serbia lavdërohet dhe i jepen fonde qindra milion euro nga ana tjetër dobësihet faktori shqiptar me sulme te shqipërise ndaj kosovës dhe shndërrimin në një narkoshtet shqiptar.

    Pra pamja që tentohet tu jepet opinionit publik ne BE eshte qe serbia ka probleme, por shqiptaret janë edhe më keq, kshu që duhej zgjedh serbia!

    por ja që kosova me albinin ka bere arritje kudo dhe janë tej msse te suksesshem duke e nxjerrë bllof panoramën për të cilën qpunohet prej 10 vjetesh me mogherini obama borrell e alex soros etj

    Prandaj Rama ka kohë që e sulmon albinin dhe kosovën. sepse albini u prishi skemën linjës se obama mogherinit. Dhe Rama, këtë e bën sepse po kjo linjë e ka mbështetur prej 10 vjetësh në të gjitha abuzimet e tij në shqipëri, skandaloze për çdo europian.
    Po kjo linjë politike në usa dhe be nuk tha as edhe një fjalë për kanabizimin tërësor mga jugu në veri në 2015 2016 por në të kundërt njeriun që udhëhoqi këëtë operacion e cuan , pra sajmir tahirin , e cuan të takohej me obamën ne shtepinë e bardhë dhe jo si gruan e bilalit në një event dosido, por si sajmir tahiri në shtëpinë e bardhë.
    Kjo linjë e mbështet dhe rama eshte uturaku i kësaj linje në shqipëri.

    Post scriptum
    Pse eshte shqiperia narkoshtet?
    Sepse: është mbi 50 % e ekonomisë që ushqehet nga narkoeurot dhe derivatet e narkoeurove.
    Shembull dhe FAKT : Për 7 muajt janar gusht 2023 janë realizuar 700 milion euro shitje real estate !!!

    Këto prona kanë nevojë për bojaxhi mobilier, elektroshtpiake, hidraulik, elektriçist, ata qe merren me perde dritare , tenda, abazhure spote sisteme audio sisteme cctv , sisteme alarmi , kondicionim ngrohje, parket oxhaqe elektrik dhe origjinalë etj etj etj
    Kanë nevojë për kontrata ukt oshee interneti ku vetem ukt merr 10 euro në muaj taksa ndertesë sherbimi dhe arsimi

    Dhe pronaret e ketyre 700 milion harxhojnë edhe më shumë me makina defrime luksi arturina veshmbathje restorante , jahte eskorta etj etj etj
    Dhe shembuj ka plot.

    Nga 700 m euro blerje pasurish të paluajtshme shkon 3 deri 5 miliard narkoeuro që futen në vend dhe ekonomi.
    Narkoshteti i parë në europë falë Edramës

  14. “Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë”

  15. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.P

  16. E para e punës, është jashtë çdo llogjike normale që të komentohen marrëzirat e Ramës, si një “lidhje e tij e vonët me Vuçiçin”.
    Rama është edukuar që në fëmini , si nga ana e babait ashtu edhe e nënës së tij me ndjenjën e armiqësisë ndaj “ballistëve kosovarë” , që më vonë me kthimin e timonit të Enverit nga Stalini, nga komunistët shqiptarë , konsideroheshin me përbuzje jo si shqiptarë por si “jugosllavë”.
    Edhe për “rilindasin” Rama, derisa na u bë shef i ish Partisë së Punës, nuk ishin shqiptarë por jugosllavë.
    A e ka dëgjuar kush Ramën gjatë kohës sa ishte pasha i Tiranës, që të fliste për shqiptarët e Kosovës si pjesa më luftarake patriotike e kombit tonë ?
    Asnjëherë.
    Bile pikërisht gjatë asaj kohe ai bëri veprimin më idiot antipatriotik, duke nderuar me dhurimin e çelësit të Tiranës, një këngëtari serb që me këngët e tij hymnizonte krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.
    Pra veprimet e tij pro serbe e kanë zanafillën e tyre jo “në vitet e fundit” siç po thuhet, por që në fillimet e sistemit demokratik.
    A thua se këto qëndrime të tij kanë lidhje me një formim të thellë enverist komunist ?
    Aspak.
    Ai nuk ka asnjë bindje të kjartë ideollogjike e permanente.
    E gjithë karriera e tij politike është një mish-mash e kamaleoni ideollogjike.
    Nga pjellë e diktaturës enveriste apo më saktë e të famëshmit Bllok të udheheqjes se saj, ai doli si një ultra liberal e antienverist në retorikë, mandej si monarkist, apo fetar, nga socialist shqiptar që patën urryer e sulmuar me forcë perëndimin kapitalist, në një idhull të tyre, e po gjatë kësaj kohe, edhe pro lindor, pro rus, pro serb e deri pro turk.
    Pra një politikan atipik në të gjithë sjelljet e tij duke kujtuar se me “origjinalitetin” e marrëzive të tij, do të tërhiqte vëmëndjen e gjithë botës.
    Është e kotë ti thuash Ramës që të “heshtë” e të mos flasë më marrëzira pasi pikërisht mbyllja e gojës për te, do të ishte edhe fundi i karrierës politike.
    Të vijmë tani tek komentimi i deklaratës së tij mediatike për Kosovën apo Veriun e Kosovës si “tokë e askujt”
    Disa langojë të tij . kujtojnë se mund ta shfajësojnë për këtë, duke pretenduar se nuk e ka pasur fjalën për Kosovën por për Veriun e Kosovës.
    Nëse do ta kishte fjalën vetëm për Kosovën ndofta edhe thjeshtë do të qeshnim me këtë marrëzi ngaqë edhe Vuçiçi i mbështetur nga Putini do ta kundërshtonin me forcë pasi Kosovën e konsiderojnë si tokë serbe.
    Por kur kujtohet se ai e paskej pasur fjalën vetëm për Kosovën e Veriut si “tokë e askujt”, është më keq akoma dhe tepër e rrezikëshme, sepse është një pohimi pretendimeve të tij e Vuçiçit për shkëmbim teritoresh..
    Në fakt pretendimet e nacional shovinizmit serb apo rus për teritore, nuk niset as nga “mbrojtja e minoriteteve” as nga “patriotizmi kallp” e as ngë tundja e flamurit të ortodoksisë.
    Nuk është e rastit që si Serbia, ashtu edhe Rusia, pikërisht teritoret kufitare të tyre me pasuri natyrore të mbi e nëntokës. në dekada e bile në shekuj , kanë bërë çmos që ti kolonizojnë, për të bërë ate që po bëjnë kohët e findit.
    Si serbi Radojçiç i lindur në Gjakovë, ka edhe shumë Radojçiçë rusë të lindur në Ukrainë që u zhvendosën në krahinat e pasura kufitare për ti gllabëruar ato.

  17. Albini është inteligjent, por dhe i vëmendshëm për mënyrat e bërjes së politikës në rajon. Në mendimin tim Albini është djali që Sali Berisha do të donte të kishte patur gjithmonë. Kospiracionist, që rrit konflikte dhe mes shqiptarëve, me doza patetizmi dhe pauza televizive për të bindur elektoratin. Talente te lindura, vërtetë.Haloperidoli qe perdor salihu ty o cecen i ores 09:16 te ka bere dem te madh dhe te pariparueshem,perdorim i ketij medikamenti pa keshillen e mjekut te con per lesh njelloj si ty ne keto koment si antar byroje i foltores

    1. Ke dashur medemek të polemizosh me komentin tim më sipër, por e ke treguar veten që je fare injorant.
      Edhe çeçen edhe antar byroje siç më quan, sikur nuk shkojnë bashkë.
      Ju krimbat e haleve të diktaturës enveriste, çeçenë quani shqiptarët e Kosovës duke mos e ditur që me këtë emër i nderoni ata si një popull trim e patriotë që luftojnë me Rusinë për pamvarësinë e vemdit të tyre. Ka sigurisht edhe tek çeçenët si në çdo popull ramsa
      Ndërsa “antarë byroje” të PPSH, kanë qenë njerëz shumë të ditur të nivelit të shkencëtarëve si puna jote, e unë nuk të afrohem dot ty në dijet tënde prej gjeniu.

  18. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët, me mbështetësit e saj”, tha ai.

    Vetëm se vështirë se mund ta përmirësojë imazhin një politikan që jo vetëm është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por dhe që bën pazare me pushtetin, për ngritjen e kullave gjigande në Tiranë.

  19. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.Urdhri rames u zbatua nga nato o cecene te salihut

  20. kujt e nis kete mesazh te ‘koduar’Meta, por ajo qe dime eshte se me Lulzim Bashen ka kohe qe nuk behet. Ka vite, e me sa duket eshte mesazh per Berishen, qe pertej deklaratave te forta akuzuese ndaj qeverise, e ‘leshon’ nganjehere doren kur behet fjale per perfitime.

  21. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza.

    Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”

  22. Kjo deklaratë zyrtare e tij ka të mirat dhe të këqijat e saj për ndjekësit e tij.
    E mira e kësaj është se tani ata e kanë të ndarë mendjen që nuk fitojnë dot zgjedhjet duke pasur në krye Berishën përballë Ramës pasi vet Berisha. E pranon që me atë nuk i fiton dot zgjedhjet.

  23. Ptuuuu soj bastardesh dhe devijacione te peshtira te qenies njerezore ,qe nuk keni as nder, as dinjitet, as moral, as karakter, dhe qe lepini ne mengjes çfare peshtyni ne darke dhe putheni si ku…. me ate qe keni share me liber shpije, me fis e me fare, vetem per karriken e ndyre te by….. tuaj qe ngjan fiks me surratin palaço te sali berishes.

  24. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.

  25. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

  26. Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

    Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.

  27. disa deputetë pas Gazment Bardhit i bënë presion Berishës për shndërrimin në një parti të re ( Sipa tyre PD përfundimisht është e grupit Basha), Salianji ka shkuar sot edhe më tej. Sipas tij kjo parti e re, me emër dhe ligo ndryshe nga PD, nuk duhet të ketë kryetar, kreun aktual të Rithemelimit Sali Berishën.

  28. Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman……..Kjo qe po thote rama fsheh nje pabesi,nje poshtersi,te kamufluar.Kush tha dhe ku e shikon rama qe Kurti nuk e pranon planin Franko -Gjerman?Kosova dhe Kurti dhe gjithe populli shqiptare e pranon planin Franko – Gjerman.Ketu ndahet e verteta e Kurtit dhe poshtersia e rames.Kurti e thote hapur:Ne Shqiptaret e pranojme planin Franko – Gjerman komlet ashtu si eshte te pranohet edhe nga serbia e plote ashtu si eshte dhe te zbatohet pike per pike ashtu si eshte ,e te gjitha piket e saj njeheresh dhe nese nje pike e saj nuk zbatohet i gjithe plani Franko – Gjerman bie. E pra ketu eshte pabesia e serbise dhe poshtersia dhe tradhetia e rames,se i kerkojne Kosoves dhe Kurtit zbatimin e pikave qe i intereson serbise dhe vucicit dhe ne vecanti asosacionin e komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves.Pra del sheshit qarte marja e asosacionit dhe te gjitha pikat e tjera te planit Franko – Gjerman hidhen ne koshat e plerave , nga serbia dhe vucici.Rama kete poshtersi dhe tradheti ,qe ti kerkon tja veshesh harbutshe dhe me presion ta beje Kurti,kot mundohesh Tradheti te tille dhe shitje te teritorit Kushtetues te Kosoves, Kosova se ka lene ne doren as te nje njeriut,qofte ky Kurti , pavaresishte se Kurti seshte tradhetar,po se kish lene as ne doren e nje grupi tradhetaresh qe donin ta coptonin veriun e Kosoves dhe ti o rama ishe ne ate koh pjesa e kupoles kryesore te asaj tradhetie ,me baton haxhion dhe mylazim zeket keta perverse tradhetare te felliqut,dhe qe per fatkeqesine e Kosoves,qe nga presioni jot,apo nga papjekuria e tij u bashkua edhe Ashim Thaci kesaj tradhetie ,qe fale zotit su lejua nga shume faktore te brendeshim si eshte populli i kosoves dhe lideret e saj patriote me Kurtin ne krye,si dhe faktori i jashtem ,miqte te vertete te kosoves. Rama boll u bere papagalli i vucicit,kot ja kerkon Kurtit kete tradheti.Eshte populli i kosoves qe ka derdh 100 vjet gjak dhe usa dhe nato ,qe sdo ta lejojne kurre ,me pushtimin serb dhe aneksimin e as nje metri katror te teritorit te sotem kushtetues te KOSOVES nga serbia.

  29. Plastë syri i keq.
    Bëfshin uf e if, puf e pif, dhe ngordhshin nga marazi, gjithë maskarenjtë e delenxhinjtë e këtijë kombi, andej e këtej kufiri.O loqe qe kurre nuk u poqe,salihu arritje te medha me pasoja katostrofike si vrasja e remzi hoxhes, shitja e armeve e naften serbise firmat piramidale 1997 ta vdekja e 3000 shqiptareve,grushti i shtetit 98 kur vrau azemin,pashkon e hodhi ne det,Gerdeci trebicka klubi partizani dhe e fundit pallati 64 kate me vlere 100 milion euro.keto jane disa nga arritjet e salihut,sa per naton dokumentin e antarsimit e ka marre Bamir Topi o loqja e majte e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *