• |
ide | kryesore

Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turpshme, krejtësisht e pamjaftueshme për t’i bërë nder shtetit shqiptar. Aty vërtet përdoret termi “terrorist”, të cilin kryeministri nuk guxon ta shqiptojë, aty është zbutur qëndrimi i Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR, duke kërkuar thjeshtë shtimin e trupave ndërkombatare, por këto janë një ndihmë e papërfillshme ndaj asaj pjese të kombit, me të cilët ndajmë të njëjtat aspirata.

 

Dhe këtu nuk është puna të futemi në sherrin tonë lokal mes rilindasve dhe non gratave. As të merremi me cic- micet e brendëshme se kush është më tepër patriot. Ka një referencë të thjeshtë me të cilën duhet të matet fytyra e Shqipërisë, që do të njolloset ose jo, nga rezoluta që do të miratojë parlamenti: Ky është krahasimi i tekstit të votuar unanimisht nga deputetët e të tëra krahëve në Prishtinë, me draftin që do të prodhojnë kolegët e tyre në Tiranë. Deri më tani, ajo që propozon PS, meriton termin langaraqe. Ndoshta duke e ditur këtë, mëkëmbësit e Ramës po tentojnë të fshihen pas trukeve absurde, herë duke e shtyrë miratimin e rezolutës drejt gjysmës së dytë të tetorit dhe herë duke përdorur alibinë qesharake të përgjegjësisë së një vendi të NATO-s.

Po t’i lexosh edhe atë që votoi parlamenti kosovar edhe atë që propozojnë socialistët, diferencat janë thelbësore, jo vetëm në gjuhë dhe në frymë, por edhe në koncepte. E para “dënon sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë”. E dyta flet për veprime të një “njësie terroriste serbësh”. Pra njëra denoncon krimin shtetëror, tjetra flet për individë. Dhe pyetja shtrohet: cili version është më pranë së vërtetës? Kur mendon se armatimi i rëndë i përkiste ushtrisë serbe, se terroristët ishin stërvitur aty, se Beogradi bëri sikur e arrestoi dhe më pas e liroi Radojçiçin, për të mos e ekstraduar, se vetë Vuçiçi është shfaqur në publik dhe e ka mbrojtur para të gjithëve këtë kriminel, për pyetjen e mësipërme nuk ka më dilema.

Po atëherë, pse qëndrimi i Partisë Socialiste e shpërfill këtë realitet? Pse ata nuk guxojnë as të kërkojnë “një hetim ndërkombëtar të shtetit serb”, ashtu sikurse bënë deputetët e të gjithë spektrit në Prishtinë?

Këto dilema kanë vetëm një përgjigje. Ato shpjegohen me nevojën e grupit parlamentar socialist për të pasur koherencë me qëndrimet personale të Edi Ramës. Edhe kur u rrëmbyen tre policët, edhe kur u zhvilluan trazirat dhe për përleshjet e serbëve me KFOR-in në veri, edhe kur qeveria Kurti shoqëroi në zyra kryetarët e zgjedhur të komunave, edhe për asosacionin, edhe për sanksionet, Edi Rama, në rastin më të mirë, ka qëndruar në mes të dy palëve. Basti që ai ka vënë për një projekt afatgjatë me Vuçiçin, shpesh e ka detyruar që t’i dalë kundër Kosovës.

Por, në këtë rast është ndryshe. Sado që qëndrimet e tij si kryeministër kanë peshën e vendimmarrjes shtetërore, ato shpesh mund të konsiderohen edhe si personale, në një vend ku institucionet kanë vdekur dhe gjithçka vendoset nga një njeri i vetëm. Por së paku formalisht, rezoluta e një parlamenti është diçka tjetër. Ajo vulos qëndrimin e vendit. Ajo bëhet në emër të të gjithë shqiptarëve. Prandaj gjëja më e pakët që duhet përfillur, në këtë rast, është shqetësimi i Edi Ramës se mos rëndohet Vuçiçi.

Partia Socialiste është e dënuar të veprojë në të njëjtën linjë si forcat kryesore politike në Kosovë, për të treguar me gisht shtetin serb dhe për të kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj tij. Çdo qëndrim i ndryshëm, do ta shndërronte njollën që Rama ka marrë personalisht përsipër, në faj kolektiv. PS nuk mund të bëhet lavatriçja e Vuçiçit, pasi në këtë rast, duke i imponuar si shumicë kuvendit një rezolutë neutrale, ajo do na nxinte të gjithëve. ©Lapsi.al



42 Comments

  1. Shpresoj qe kete shkrim ta lexojne sa me shume e te shperndahet sa me shume.
    Ne loje eshte fytyra e shtetit SHQIPTAR.
    Rama sot eshte neser nuk eshte,
    Rezoluta eshte e parlamentit.
    Nuk duhet te njollesot shteti ne kete menyre.

    P.S. nese ne nuk duam vellezerit tane, presim te na doje bota?!

    1. Te sugjeroj qe te mos lodhesh kot se nuk prek njeri ne seder tek ridhjerja e Rames !

      Apo valle mos pret qe fugshkerdhyerit te komentojne pozitivisht pasi do e ndjejne peshen e vertetesise se postimit tend?!

      maksimumi qe mund te besh te lapsi eshte te diskretitosh aq sa mundesh ridhjerjen dhe ramen, dhe nese ke kohe dhe energji te tallesh trapin me jorgokelliren

  2. PS nuk mund të bëhet lavatriçja e Vuçiçit pasi në këtë rast, duke i imponuar si shumicë kuvendit një rezolutë neutrale, ajo do na nxinte të gjithëve

    SERIOZISHT E KE BUSHAT????

    BUSHAT ! PS eshte nevojtorja personale e RAMES!

    RAMA U DHJET NE GOJE TE GJITHE SOCIALISTEVE MOS KI PIKE DYSHIMI

    1. Në të vërtetë nuk mund të kundërshtohet vëzhgimi juaj

      Pas rënies se monozmit, PS e udhëhequr nga Fatos Nano kishte elementë qytetar me disa drejtues të spikatur si psh profesor Mejdani, e të tjerë.
      Ndërsa sot PS është kthyer në një parti rrugaçe në çdo strukturë bazë, seksion e grupseksion, dhe si e tillë është shndërruar në një organizatë kriminale e të gjitha poshtërsive.

  3. Mugosha, Popoviç, Enver Hoxha , Nano , Rama ….. shesin edhe babane e tyre per pushtet… thotë:

    Te gjithe nje linje kane ndjekur ndaj Kosoves qe prej krijimit te PKSH FILO SERBE DHE RUSE….. jane thjeshte TRADHETARE DHE BASTARD…
    Kosova nuk duhet te presin asgje te mire nga qeverite ish komuniste te vendit tone, historia e tyr 80 vjeçare e tregon me se miri .
    Tradhetaret veç thiken pas shpine kane bere kurdohere ndaj popullit shqiptare te kosoves .
    Kane LINDUR BASTARD… rrace e shpifur , turq me shume se shqiptare ngjajne keto vemje !!!

  4. Krie ministri pallosh groshe, ky i Surrelit e jo i Shqiptareve, kur thot Gjermani qe esht kryeministri me i mir i Serbis ne perse duhet te diskutojm, esht nder gazetaret me te mir europian ai, pranaja ju te tjeret pushoni,

  5. Me pelqeu shkrimi. PS nuk duhet te behet lavatriçe e Rames. Kombi eshte mbi gjithçka, ne kete bote kete na lane te paret, kete kemi e kete do ja lejme femijeve.

  6. Kte Kurtin do ta bojme bashke me Osmanin komandante ta NATO-s.
    Oh sa revolution boni Noli dhe pastaj…
    Shtrengoni mire Ameriken se per loje fjalesh kemi gazetare zyrash.

  7. Një nga shkrimet më të kjarta e realiste të Bushatit.
    Kështu siç është propozuar rezoluta e socialistëve shqiptarë, kam përshtypjen se as socialisti spanjoll Borell e komunisti sllovak Lajçak nuk do të guxonin ta mbështesnin ndonëse qeveritë e tyre nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës.

  8. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social

    1. Lëvizjet e ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës kthejnë shqetësimin te shqiptarët
      Përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë shprehur drojë për situatën e sigurisë në Luginë pas rritjes së lëvizjeve të armatës serbe. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, sipas tyre, ka ndikuar negativisht

  9. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  10. Ja si tallet Bushati, po i kerkon nder dhe atdhetarizem kopese se gjymtuar te asaj qe ka qene dikur PS….

  11. Ariqen arixhiu u qi grate me dildo.
    Naten diten me stil kanguri.
    Ec librazhdi…
    Ec bunkeri pidhi me gjize fela felaj…

  12. “Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë”Shpellkare e maloke me shumice ne komente alla salih e gazi gei,masturbim mendor dhe fiziologjik o cecene

  13. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.

  14. Albini është inteligjent, por dhe i vëmendshëm për mënyrat e bërjes së politikës në rajon. Në mendimin tim Albini është djali që Sali Berisha do të donte të kishte patur gjithmonë. Kospiracionist, që rrit konflikte dhe mes shqiptarëve, me doza patetizmi dhe pauza televizive për të bindur elektoratin. Talente te lindura, vërtetë.

  15. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët, me mbështetësit e saj”, tha ai.

    Vetëm se vështirë se mund ta përmirësojë imazhin një politikan që jo vetëm është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por dhe që bën pazare me pushtetin, për ngritjen e kullave gjigande në Tiranë.

    1. Na çate trapin me non-grata. U pa me McGoglen nga vjen non-grata. U provua qe HaMerrIka kurruptohet per pare zgjedhjesh

  16. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.Urdheri i rames u zbatua nga nato o cecene

  17. kujt e nis kete mesazh te ‘koduar’Meta, por ajo qe dime eshte se me Lulzim Bashen ka kohe qe nuk behet. Ka vite, e me sa duket eshte mesazh per Berishen, qe pertej deklaratave te forta akuzuese ndaj qeverise, e ‘leshon’ nganjehere doren kur behet fjale per perfitime.

  18. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza.

    Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”

  19. Kjo deklaratë zyrtare e tij ka të mirat dhe të këqijat e saj për ndjekësit e tij.
    E mira e kësaj është se tani ata e kanë të ndarë mendjen që nuk fitojnë dot zgjedhjet duke pasur në krye Berishën përballë Ramës pasi vet Berisha. E pranon që me atë nuk i fiton dot zgjedhjet.

  20. Ptuuuu soj bastardesh dhe devijacione te peshtira te qenies njerezore ,qe nuk keni as nder, as dinjitet, as moral, as karakter, dhe qe lepini ne mengjes çfare peshtyni ne darke dhe putheni si ku…. me ate qe keni share me liber shpije, me fis e me fare, vetem per karriken e ndyre te by….. tuaj qe ngjan fiks me surratin palaço te sali berishes.

  21. Duke pare kete titull.ne kete analize te .z.Bushati,mendova se gjeta vendin e duhur,per te kthyer nje pergjigje per nje debat, te shtisur,kushedi nga kush dhe me sa pash,per te demoralizuar dhe poshteruar,te gjithe ata analiste mendime,komente,qe shprehin ne mbrojtje te ceshtjes se kosoves,ne lidhje me synimet terroriste te putin vucicit,per te hapur nje lufte ne ballkan,ne zemer te europes dhe synimin serb,per te destabilizuar kosoven,pavaresine e saj dhe aneksuar veriun e kosoves.Moderatorja e BREKIN te top al qe kish ftuar dy nga , nuk e di cjane analiste ,gazetar,apo agjenture e kujt fuqie te huaj armike te shqiptareve,te peshtirin zeka, dhe gjakprishurin dyrnjaja,qe ne cdo koment te tyre jane kundra patrioteve shqiptare dhe shqiptareve te vertete dhe pro serbise.Kordinimi i tyre per te ironizuar politikanet dhe analistet shqiptare,pro kosoves,duke u tallur dhe irronizuar se i dime sa trima jane,nese kosova hyn ne lufte te shohim sa trima jane dhe do ja mbathin kur lufta te vije ne kosove.More qelbesira te ndyre zeka-dyrnjaja,po kurre shqiptaret jakane mbathur nga pushtusi.Mos kane qene baballaret dhe gjyshrit tuaj,se shqiptaret kane histori si asnje popull tjeter ,qe kane luftuar pa asnje mbeshtetje nga fuqite e huaja,te paarmatosur dhe pushtusin e kane pritur me beteja te pergjakshme deri sa i kane shporrur nga tokat e tyre.Edhe ato toka qe na kane marre nga trungu jone ,nuk na i kane marre me lufte,por bota e ndyre ruso sllave me kelyshat e tyre ne konferencat e londres dhe parisit na i kane shkeputur nga trupi jone dhe jua dhane sllaveve fqinje te ndyre,vrasetare ,kriminela dhe terrorista.Kjo dyshe e ndyre zeka – dyrnjaja ,duhet te kishte pergjigjen dhe une personalishte dhe shume shqiptare ne shqiperi,kosove dhe kudo ku ndodhen shqiptaret ,dhe sidomos Bushati,shkullaku,Rakipi keta analiste brilante dhe patriot duhet tu kthenin pergjigje,te forte dhe shkrimet dhe analizat e tyre jane tmeruese dhe shkateruse ne opinionin shqiptar dhe do benin qe keta dy plera te srtehoheshin ne serbi,apo rusi,dhe parat qe ju japin putini dhe rusia ,qe jane para tradhetie mos ti leme qe ato para te ndyra ti shpenzojne ne shqiperi dhe kosove duke vjelle helm ndaj shqiptareve.I denaskoni dhe i qeroni nga tokat shqiptare.SHQIPTARE:Jo vetem shqiptaret,por bota ,njerzimi eshte ne nje rrezik te madh.RRezikun e nje shkaterrimi te madh te botes dhe njerzimit,drejt shkaterimit te ketij planeti.Rusia,putini kane planifikur kete skenar ugurzi per kete planet dhe njerzimit.Ukrahina ishte fillimi i ketij plani per shkaterimin e njerzimit mbi kete planet.Hpi i dyte qe Kosova.Qe fati jone apo vigjelenca e usa dhe europes se Anglise dhe Gjermanise qe e bllokuan pa u nisur ky skenar ne Kosove,qe kish synimin final lufte ne gjithe europen.Nga terbimi qe ky skenar ju dekonspirua,putini urdheroi bombardimin e Izraelit.Pa urdherin e putinit,pa armet e putinit,nuk shkrepej dot asnje fishek,asnje arme mbi IzraelPo pse putini hapi frontet ne Kosove dhe Izrael?Sepse nga keto dy shtete,sic e kane thene shume politikan boteror dhe analista boteror,se Kosova dhe Izraeli jane flaka qe shperthen luften boterore,pra shkaterimin e njerzimit dhe planetit tone.Sot cdo Shqiptare,sot gjithe bota duhet te jene ne mbeshtetje te Kosoves dhe Izraelit.Ruge tjeter nuk ka nese sduam shkaterimin e njerzimit dhe planetit tone.

  22. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.Terra vazhdo lepija bythen salihut kur dhjet mut,ty te pelqen o morr i kuq i kthyer ne blu

  23. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *