• |
ide | kryesore

Një tjetër tërmet i fortë godet Afganistanin

Arkiva



Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 1000 njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi ra orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 km në veri të qytetit të Heratit.

Më shumë se 100 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa shumë njerëz ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i së shtunës.

Agjencitë e ndihmës kanë thënë se ka gjithashtu mungesë të batanijeve, ushqimeve dhe furnizimeve të tjera.

Një dëshmitare okulare në Heratin qendror, tha se ajo u zgjua duke bërtitur dhe doli me vrap nga shtëpia e saj.

“Isha në gjumin më të thellë sepse nuk kisha fjetur ditët më parë. Nuk jam ndjerë kurrë kaq afër vdekjes”, tha ajo, duke shtuar se vrapoi zbathur në periferi të qytetit, ku shumë prej tyre kanë fjetur në çadra që nga tërmeti i parë.

Tërmeti i mëngjesit të së shtunës goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit. Pamjet nga fshatrat tregojnë shtëpi të tëra, të cilat ishin shumë të brishta për t’i bërë ballë lëkundjeve, të kthyera në rrënoja.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *