• |
ide | kryesore

E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër



Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ka rënë një masiv dheu në aksin në ndërtim Prekal-Kir, ku si pasojë, ka humbur jetë drejtuesi i një eskavatori që po punonte.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *