• |
ide | kryesore

Arabia i kërkon Shqipërisë të hiqet rrethimi i Gazës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arabia i kërkon Shqipërisë të hiqet rrethimi i Gazës



Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatë bisedës telefonike, të dy palët diskutuan zhvillimet në situatën në Gaza dhe rrethinat e saj, si dhe përpjekjet ndërkombëtare të bëra për adresimin e tyre, duke theksuar refuzimin e shënjestrimin e civilëve në çdo formë dhe nevojën që të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Sipas mediave të huaja, Princi Faisal i kërkoi Shqipërisë, për shkak të rolit të saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, të punojë për të siguruar që Këshilli të përmbushë përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke nxitur për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe heqjen e rrethimit në Gaza.

Princi Faisal theksoi rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në lidhje me çështjen palestineze, veçanërisht Rezolutat 242 (1967), 338 (1873), 1515 (2003) dhe 2334 (2016), për të vendosur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze.



5 Comments

  1. O shok gazetar shih titullin se esht pa kuptim..e bastarduat logjiken e shqipes..duket sikur Gaza esht e Shqiperis

  2. Arbia Saudite i kerkon Shqiperise : Duhet te perpiqet per te nxitur një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe heqjen e rrethimit në Gaza nga Izraeli. Interesante se çfare qendrimi do mbaje kryeministri shqiptar. Ne nje rast te tille po per situaten ne Palestine para disa kohesh Kryeministri Berisha mbajti anen e Izraelit e SHBA. Kjo e armiqesoi me Erdoganin e Turqise, i cili lidhi miqesi me Ramen.

  3. ku eshte ai shkerdhata shqiptar qe ngrinte zenin kunder rusise

    te qifsha motren hipokrit

    coja fisin ta qije izraeli shkerdhat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *