• |
ide | kryesore

Kryeministrja e Serbisë mohon se bojkotoi foton familjare të Samitit në Tiranë: Aty isha, ju s’më keni parë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se ishte e pranishme në foton familjare të realizuar në Tiranë në kuadër të Procesit e Berlinit.

Ama, e pyetur se nga gazetarja e të përditshmes serbe “N1” se ku ndodhej ajo në foton e publikuar nga Këshilli Evropian, Brnabiç zgjedh të mos e tregojë.

“Dua të mohoj jo dezinformatat, por gënjeshtrën e hapur se nuk jam unë në atë foto. Unë jam në foto”, tha kryeministrja serbe dhe pse në atë të publikuar në faqen e Këshillit Evropian, Brnabiç mungonte.

Më tej ajo shtoi se doli më vonë, ishte dhe qëndroi aty për 10 minuta.

“Nuk e di se çfarë doni të vërtetoni”, përsëriti Brnabiç, duke theksuar se nuk e dinte se cila është fotoja zyrtare.

“Ata më thanë të dilja për një set fotografik dhe unë bëra. Qëndrova aty, pashë performancën, isha. Askush nuk ka asnjë problem me këtë, përveç jush”.



2 Comments

  1. Ec aty moj burrneshe!

    Si ato burrneshat e Malesise se Shqiperise me duket kjo grua!

    Dhe nuk e them per ta tall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *