• |
ide | kryesore

Sulmet e Hamas, qyteti i Izraelit i braktisur totalisht

Arkiva, Planet, Të fundit
Sulmet e Hamas, qyteti i Izraelit i braktisur totalisht



Rrugët e qytetit izraelit të Sderotit, më pak se një kilometër nga kufiri me Gazën, janë të shkreta pas sulmit të kryer më herët gjatë muajit nga militantët e Hamasit.

Pjesa dërrmuese e 30 mijë banorëve të qytetit është evakuuar për në zona më të sigurta. Ndërkohë, shërbimet mjekësore janë ato që kanë vendosur të qëndrojnë.

Vetëm pak minuta nga mbërritja e ekipit të Euronews, një raketë përshkoi qiellin dhe të gjithë vrapuan për t’u strehuar.

Magen David, anëtar i skuadrave të shpëtimit, deklaroi për mediat:

“Kjo është një traumë e re. Ne e dimë ç’do të thotë të dëgjosh çdo orë alarmin. Na duhet të strehohemi dhe pastaj t’i rikthehemi punës. Por kjo është diçka tjetër. Më e frikshme ishte e shtuna kur terroristët hynë në shtëpitë tona dhe rrëmbyen njerëzit”.

Tova Turjeman dhe bashkëshorti Ashar janë të vetmit që kanë mbetur në ndërtesë.

“Nuk duam të ikim. Ku të shkojmë? Ky është vendi im. Kam një dhomë të sigurtë, kam rrobat e mia dhe gjithçka. Nuk dua të shkoj askund. Edhe bashkëshorti im po ashtu”, Tha Tova Turjeman, banore.

Edhe Marku ka vendosur të mos largohet dhe të mbajë hapur dyqanin e tij. Kur pyetet përse vazhdon të qëndrojë, ai përgjigjet:

“Kur bëj diçka për të tjerët, sado e vogël të jetë, ajo më jep frymëzim. Prandaj jam ende këtu. Ne do të luftojmë pasi kjo është shtëpia jonë. Nuk kemi vend tjetër në botë ku të shkojmë”, tha Mark Azedaiev.

Valerie Gauriat, nga Euroneës France deklaroi se banorët e mbetur po mbajnë frymën në pritje të ofensivës izraelite në Gaza.

“Ka një atmosferë shumë të heshtur në Sderot, që prishet vetëm nga zhurmat e dronëve, avionëve dhe goditjeve të mortajave që qëllohen drejt Rripit të Gazës. Ata që janë ende në qytet po mbajnë frymën pezull, në pritje të ofensivës tokësore…”, deklaroi ajo.



3 Comments

  1. KUSHDO QE ANGAZHOHET NE PADREJTESI NDAJ TJEREVE .LE TE SHOHIN FAKTET E ZHVILLIMIT DHE BINDET KONKRETISHT SE PO I BEN PADREJTESI VETES VET E VERTETA DUHET THEN thotë:

    AI POPULL TE DREJTEN TA KERKOJN NE SHTETIN E TYRE QE U BEN PADREJTESI TJEREVE E DREJTA VETMBROJTJES PALESINEZE NDER DEKADA NUK JUSTIFIKON PUSHTIMIN CIFUT TE PALESTINES NJEKOHESISHT DHE ZHVILLIMET NE TE ARDHMEN AI KOMB NUK DUHET PRANOJN TE LEJOJN UDHEHEQESIT E VET TE PUSHTOJN DHE SHKATRROJN PA TE DREJT POPUJ TE TJER DHE ME PAS LOZIN ROLIN E VIKTIMES UN NUK PAJTOHME ME PADREJTESIN NE ASNJE RRETHAN .DHE MBROJ VETEM TE DREJTEN SEPSE PO TE VEPROJA NDRYSHE DO TI BEJA PADREJTESI VETES SI SHKAK HIPOKRIZIJE DYFTYRSIJE

    1. JEMI NE NJE MOMENT ZHVILLI TE KUNDERT ME ETE CFAR DUHET..SOT ESHTE DOMOSDOSHMERI FUNKSIONI QE CDO BANOR I TOKES TE ANGAZHOHET PERMES VLERAVE VIRTYTIT TI KONTRIBOJNE DOBIS NE CDO AN SI NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI JO TE KUNDERTE thotë:

      TE GJITH DUN VETEN POR KETO LLOJ ANGAZHIMESH JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJN KUNDER VETES MOS HARRONI NUK JEMI PA PERGJEGJSI ASNJE PER BADHZHVILLIMEVE TE CILAVE DHOGARIJA TOTALISHT U ESHTE BER GABIM DHE PA NEVOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *