• |
ide | kryesore

Rama me Macron: BE, ankth dhe pasiguri për zgjerimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama me Macron: BE, ankth dhe pasiguri për zgjerimin



Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendeve të Ballkanit, duhet t’u jepet mundësia e ribashkimit me Europën, por theksoi ai, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit.

Në konferencën me Emmanuel Macron, ai u shpreh se kjo duhet të vazhdojë bazuar në meritën e çdo vendi, duke shtuar se “nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për një ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen e vendeve tona”.

“Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për t’u zgjeruar në rrugën tradicionale”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Po filloj me një fjali të vogël në frëngjisht, për të rrëfyer përpara jush dhe përpara gjithë delegacionit që do të kisha nevojë për 3 ditë me ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time, që është dëmtuar mjaft gjatë rrugës anglisht drejt Bashkimit Europian. Por sot iu është shpërblyer kjo, me gjithë shtysë të fortë që na keni dhënë sot, për të pasur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve nesër frengjishtja ime do të jetë më e mirë se sot. Duke marrë në konsideratë se shqipja juaj është më epshore se sa konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimit (flet frëngjisht).

(Nis fjalën shqip) Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh, e vërteta është që unë gjendem në një situatë si kjo ku duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar, evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme në fjalimet e mia dhe them i “kënaqur”. E them që jam shumë lumtur që jam në krah të presidentit te Francës jo në Paris, Bruksel apo kryeqytet të Evropës por në Tiranë.

Jam shumë i lumtur që në Shqipëri vjen për vizitë bilaterale shefi i shteti francez, Kjo vizitë është shumë më tepër se sa vizitë formale, është miqësore dhe angazhimi për ta thelluar me tej një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë, që po të shikojmë të dhënat ka njohur zhvillim të papritur si rezultat i një angazhimi të Francës në rajon, përmes angazhimit të drejtpërdrejte të presidentit në kërkim të një marrëdhënie shumë konkrete dhe produktive për BE dhe Ballkanin Perëndimor, marrëdhënie që duhet të tejkalojë procesin normal të integrimit europian dhe duhet të jetë në gjendje që në çdo jap t’u japë vendeve të BP mundësinë e ribashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, që duhet të vazhdojë bazuar në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë që të bëhet një arsye për një ankth dhe pasiguri në raport me të ardhmen e vendeve tona. Ankthi dhe pasiguria vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për t’u zgjeruar në rrugën tradicionale.



1 Comment

  1. BE KURVA

    TALL KARIN ME KOLONITE DHE VASALET QE MENDOJNE SE NUK KA RRUGE TJETER

    KAM LOGJIKE POR RRUGE TJETER NUK KA … OH FUCK OFF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *