• |
ide | kryesore

KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit
KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit



19.5 miliardë lekëve, ose rreth 180 milionë eurojanë dëmet e shkaktuara nga institucionet e shtetit në vetëm 8 muajt e parë të vitit 2023.

Në analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për harkun e muajve janar-gusht rezulton se gati 4.8 miliardë lekë janë dëm ekonomik, ndërsa 14.7 miliardë menaxhim jo i duhur i fondeve publike.

‘Fakti që procedurat e prokurimit vijojnë të shfaqin ende probleme, por edhe punësimet nepotike dhe klienteliste vijojnë. Patjetër që do të kemi dëm ekonomik i cili mund të jetë edhe më i lartë se kaq’, tha eksperti Zef Preçi.

Sipas KLSH, pjesa më e madhe e dëmit ekonomik të gjetur deri në gusht ka ndodhur te shpenzimet, para te pagesat e institucioneve për punët e kryera nga kompanitë. Pjesa tjetër, 3.7 miliardë lekë janë si mos-administrim i duhur i të ardhurave.

‘Këto veprime dhe mosveprime kanë dy të këqija. Sjellin korrupsion dhe deformim të zgjedhjeve të lira e të ndershme’, deklaroi Preçi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar vendosjen e 542 masave disiplinore dhe 41 të tjerave administrative ndaj nëpunësve të institucioneve ku është gjetur dëm ekonomik. /A2CNN



4 Comments

  1. Asnje koment ne kete artikull.Shqiptarvet nuk i intereson nga vene leket e tyre.Qeveria s’ka leke per pensionistet,per ndihmen sociale ( aq sa trajton nje qen rruge ne Kukes,a ju kujtohet Gjici me vidion e famshme) ,ska leke per te blere,apo mirembajtur nje helikopter per zjaret qe s’po lene pyll pa djegur,por ka leke per avione personale te lartmadherise,per satelitet e kopshtet vertikale ne kryeministri e per te futur ne xhepat e rilindasvet 80% te cdo tenderi a koncensioni.E shqiptaret exaltohen se sa mire e kishte pregati Tir concertin e samitit Rama .Therrisni deri ne kupe te qiellit: O sa mire me qene shqiptar e merrni valixhet e ikni ne Gjermani a gjetke.

    1. Qeveria ka aq leke sa per te bere tendera qe te marri 10-20% ajo eshte e rendesishme, e kujt i plas per pensionistet dhe shtresat ne nevoje. Keta pushtetaret tane e kane epr zemer ate shprehjen “Sejcili per vete Zoti per te gjithe”

  2. Llafazana te medhenj paskkeni qene ju te lapsit, ca merreni me kero vogelsira, per 180
    milion euro e prishni gjakun, po 200 milion euro i merr Ronaldo more burre e jo gjithe
    kjo administrate paska vjedhur 180 milion euro, po ti kishin vjedhur 180 miliard euro
    ndoshta ja kish vlejtur ta benit lajm por per kaqe pak gje? Ju qofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *