• |
ide | kryesore

KMSH reagon për sulmet ndaj civilëve në Gaza: Jashtë çdo norme që parashikon lufta

Arkiva, Lajme, Të fundit
KMSH reagon për sulmet ndaj civilëve në Gaza: Jashtë çdo norme që parashikon lufta



Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me luftën e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky komunitet thotë se po e ndjek me shqetësim dhe i ka konsideruar sulmet ndaj civilëve të papranueshme nga cilado palë që vijnë.

Sipas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.

REAGIMI

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim luftën mes Hamasit dhe Izraelit që ka filluar prej ditësh. Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme nga cilado palë që të vijnë, ashtu sikurse është e papranueshme kundërpërgjigjja jo-proporcionale. Derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.

Politikat agresive të të dyja palëve dëmtojnë rëndë perspektivën e paqes mes dy popujve, atij palestinez dhe izraelit. Ne shpresojmë që fuqitë e mëdha, të cilat kanë detyrën dhe përgjegjësinë të menaxhojnë ekuilibrat ndërkombëtarë, të ndërhyjnë sa më parë dhe të t’i japin fund kësaj lufte.

Paqja është një nga begatitë më të mëdha që Zoti i ka dhënë njeriut dhe kërkon prej tij që ta ruajë atë, duke thënë: “O ju që keni besuar, hyni në paqe të gjithë së bashku…” (Bekare/208). Edhe Profeti ynë (a.s) në çdo rast këshillon paqen si të vetmen formë të pranueshme jetese për njeriun. Lutemi që paqja të arrihet sa më parë dhe të dy popujt të gjejnë qetësinë e nevojshme! Zoti i mëshiroftë shpirtrat e atyre që kanë humbur jetën, u dhëntë shërim të plagosurve dhe forcë atyre që po përballen çdo ditë me pasojat e kësaj lufte! Të dy popujt meritojnë të jetojnë në dy shtete dhe në paqe mes tyre. Sjellim në vëmendjen e besimtarëve që të shtojnë lutjet për paqe e siguri anë e kënd botës



6 Comments

    1. Vërtet shumë korrekte, jo si këta injorantët gjasme myslimanë që komentojnë në këtë portal kundër Izraelit duke harruar masakrën e hamasit me 1400 të vrarë fëmijë gra, pleq e tj

    1. Mirë por terrorizmi i Hamasit si inicues të sulmeve barbare dhe masakrave të kryer përse nuk përmendet. Pra ata të vrasin civilë dhe Izraeli të mos kundër përgjigjet. Pastaj terroristët janë dhe përgjegjës për vrasjen e civilëve palestinezë sepse i detyrojnë që mos largohen se i përdorin për mburojë. Dhe sulmin me raketë në spital ata e bënë se Izraeli deri më sot nuk ka bombarduar asnjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *