• |
ide | kryesore

Cher flet për ofendimin ndaj Madonna

Paparazzi, Slider



Si pjesë e turneut të saj festiv të 40-vjetorit, Madonna e ktheu kohën pas, përmes videoklipit – veçanërisht, në kohën kur Cher e quajti Mbretëreshën e Pop-it “të poshtër”, gjatë një interviste të vitit 1991.

“Po, por unë e kam ofenduar shumë më keq”, tha Cher, për The Post gjatë një interviste të gjatë.

Megjithatë, këngëtarja “Believe”  – i jep Madonna merita për mënyrën se si ajo është shprehur gjatë karrierës së saj katër dekadash.

“Ajo ishte përpara të gjithëve ne çdo moment, çdo herë – pamja, kënga, dua të them, askush nuk është si ajo”, shtoi ajo.

Momenti ku Cher e përshkruan Madonën si “të poshtër” është marrë nga pamjet ku aktorja fituese e Oskarit u intervistua nga Steve Kmetko për CBS.

“Ka shumë gjëra që unë i vlerësoj tek Madonna,” tha Cher në një klip më të gjatë që mund të gjendet në YouTube. “Por ka diçka tek ajo që nuk më pëlqen. Ajo është e poshtër. Nuk më pëlqen kjo.”

Cher vazhdoi të tregojë përshtypjen e saj për artisten kur ajo vizitoi shtëpinë e saj me bashkëshortin e saj të atëhershëm Sean Penn.

“Më kujtohet që e kisha në shtëpinë time disa herë, sepse Sean dhe unë ishim miq, dhe ajo thjesht ishte shumë e vrazhdë me të gjithë,” kujtoi këngëtarja./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *