• |
ide | kryesore

Dhurata e Brad Pitt për Jennifer Aniston

Paparazzi, Slider



Brad Pitt thuhet se i dhuroi ish-bashkëshortes së tij Jennifer Aniston ish-shtëpinë e tyre martesore në Beverly Hills për ditëlindjen e saj të 50-të.

Prona, të cilën ata e blenë për 13.1 milionë dollarë në vitin 2001, tani vlerësohet të jetë 79 milionë dollarë. Një person i brendshëm i tha The Mirror se Pitt e bleu shtëpinë “pa e ditur ajo” dhe më pas e surprizoi  në ditëlindjen e saj.

“Jen ishte pa fjalë”, tha burimi. “Ajo nuk mund ta besonte. Ishte shtëpia e saj e ëndrrave kur ata u martuan dhe gjithmonë i vinte keq që nuk e bleu kur u divorcuan.”

Dhurata është një dëshmi e marrëdhënies së ngushtë që Pitt dhe Aniston kanë mbajtur ndër vite pas ndarjes. Aktorët u ndanë më 7 janar 2005 pas 7 vitesh së bashku.

“Dëshirojmë të njoftojmë se kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. “Për personat që merren me këto lajme duam të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i asnjë spekulimi të raportuar nga mediat tabloide. Sido që të jetë, “spekulimi” i përmendur në deklaratë nuk ishte askush tjetër veçse Angelina Jolie, gruaja me të cilën Pitt më vonë do të krijonte familje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *