• |
ide | kryesore

I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz

-Instant, Sport
Luis Diaz


Orë ankthi për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz. Pasditen e djeshme (të shtunën), prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Sipas informacioneve fillestare, mësohet se prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit hipën në mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me vete.

Menjëherë është aktivizuar bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit. Sipas burimeve të brendshme, nëna e futbollistit tashmë është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa babai i tij është ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-, ajo është e frikësuar, por është mirë. E morën babain lojtarit me motor, e detyruan të zbriste nga makina dhe e çuan atje nëpër shtigje”.

Lexo më tej: Video/ Shikoni tentativën për të dëmtuar Luis Diaz nga tribuna: tifozi provon të godasë me shtizë

Liverpool ndërkohë konfirmoi një “situatë në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz” mbi raportet që prindërit e sulmuesit ishin rrëmbyer në Kolumbi. Presidenti i Kolumbisë ka thënë se nëna e Diaz “është shpëtuar”, por babai i tij mbetet i zhdukur. “Klubi i futbollit Liverpool mund të konfirmojë se është në dijeni të një situate në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz në Kolumbi”, thuhet në një deklaratë të klubit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *