• |
ide | kryesore

Mehmeti merr fitoren e parë me Dinamon: Kaçorri e Vila fundosin Skënderbeun

-Instant, F1, Sport, Video
Kaçorri



Pas barazimit në debutim, edhe fitorja. Dritan Mehmeti merr rezultatin e dytë radhazi në pankinën e bluve, duke mposhtur Skënderbeun në javën e 11 të Kategorisë Superiore. Kaçorri e Vila bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Nikajt. Nëndetësja ngjitet tashmë në 10 pikë, duke iu bashkuar grupit tjetër të skuadrave. Për Gvozdenovic rezultati i tretë pa fitore radhazi, që kompromenton renditjen.

Plot dëshirë për tu kthyer të shpresojnë, Mehmeti ktheu nga minuta e parë qendërsulmuesin Kaçorri. Shtatlarti ishte edhe protagonist në pjesën e parë, duke shënuar një gol që thjeshtoi gjithcka për Dinamon. Një goditje me kokë në minutën e 8′ nga sulmuesi zhbllokoi ndeshjen. Kaçorri iu gëzua golit të katërt sezonal e Dinamo një avantazhit të çmuar, por vetëm për 10 minuta. Skënderbeu reagoi dhe barazoi me Nikaj në minutën e 18′.

Dinamo ndjen fantazmat e ndeshjeve të kaluara të shfaqeshin, por i fshiu ato Lorenco Vila në minutën e 28′ . Sulmuesi i ardhur si blerja e madhe nga Teuta, e që kishte stonuar nën drejtimin e Di Biaggio, u kthye të festojë duke shënuar golin e 2-1.

Lexo më tej: Video/ Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy penalltitë

Pas rifillimit askush nuk ndihej komod me rezultatin. Dinamo kërkoi të shënonte golin e sigurisë, ndërsa korcarët të barazonin. Por asnjë prej tentativave nuk përfundoi ku duhej. Gvozdenovic dicka duhet të ndryshojë te Skënderbeu, që ka dy humbje e një barazim në tre ndeshjest e fundit. Korçarët tani janë vërtetë në vendin e gjashtë, por me 13 pikë, kanë vetëm dy më shumë se Dinamo e vendit të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *