• |
ide | kryesore

Video/ Përdori celularin në timon, i hoqën patentën: mësohet motivi i festimit të çuditshëm të Almiron

-Instant, Sport, Video
Almiron



Patenta e hequr? Asnjë problem për Miguel Almiron, i cili vendosi ta kthejë fatkeqësinë e tij në mënyrë festimi. Sulmuesi i Neëcastle vendosi të festonte atë që ndodhi disa ditë më parë, duke imituar gjestin e drejtimit të makinës pasi shënoi golin ndaj Manchester United në EFL Cup. Paraguajani në fakt ishte kapur nga policia me celularin në dorë dhe kështu pësoi tërheqjen e dokumentit të tij të udhëtimit.

Almiron nuk e bëri dramë këtë dhe doli në fushë pa e vrarë shumë mendjen, duke kontribuar në 3-0 ndaj Red Devils. Pas golit ai festoi në mënyrën e tij, duke habitur tifozët. Vetëm se tani gjithcka shpjegohet. Lojtari amerikano-jugor duhet të presë gjashtë muaj për t’i rikthyer patentën, por ndërkohë do të mund të vazhdojë të gëzojë tifozët e tij e të drejtojë “makinën” në fushë.

Lexo më tej: Manchester United, nisja më e keqe në 60 vjet: lëkundet pankina e Ten Hag



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *