• |
ide | kryesore

FOTO+EMRI/ Ekzekutohet me silenciator shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
itali


Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Cueno në Itali. Sipas gazetës “La Stampa” viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj, 34 vjeç. Të njëjtat burime raportojnë se vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Viktima u gjet me një plagë arme në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

“La Stampa”, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari ishte qëlluar me pistoletë me silenciator. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme. Trupi i tij u gjet rreth orës 16.30 të së shtunës në një punishte, ku ai punonte herë pas here.

Shqiptari ishte banues në zonën e Caraglio. Myrtaj kishte mbërritur në Itali 2 vjet më parë. Ai punonte në kantieret e zonës. Hetuesit kanë marrë në pyetje drejtuesin e punishtes (zdrukthtari) i cili ka thënë se kishte shkuar për të benzinë me traktorin e tij dhe kur është kthyer ka qenë një klient që i kishte thënë se kishte gjetur shqiptarin e pajetë në punishte.

Policia ka marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve të dashurën e 34-vjeçarit. Mediat shkruajnë se krimi mund të ketë motive xhelozie. Kamerat e kanë fiksuar edhe autorin. Në fshatin ku Klaudio ishte shpërngulur disa muaj më parë, jetonte në një shtëpi jo shumë larg vendit të krimit. Ai përshkruhej si një punëtor i palodhur, gjithmonë i buzëqeshur dhe që i përshëndeste të gjithë dhe gjithmonë kishte një fjalë për ata që e takonin. ©LAPSI.al

Omicidio a Vernante, il cadavere in un laboratorio del centro


1 Comment

  1. Nes ështe vrare per motive xhelozije, a po për gjëra koti e kane vrare ata që kane mentalitet primitive barabar Turko -islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *