• |
ide | kryesore

Video/ Trigolëshi i Jackson e Palmer “masakrojnë” Tottenham: VAR anulon tre gola, Spurs me 9 lojtarë

-Instant, F1, Sport, Video
Jackson



Java e njëmbëdhjetë e Premier League përfundon në një mënyrë të pabesueshme. Chelsea fitoi derbin e Londrës kundër Tottenhamit 4-1, duke i dhënë City të teknikut Guardiola vendin e parë. Pjesa e parë ishte e çmendur. Kulusevski shënoi shpejt (6′), pastaj VAR anuloi tre gola. Episodi vendimtar, dalja e Romero me karton të kuq. Spurs me dhjetë lojtarë dhe Chelsea në avantazh me penalltinë e Palmer. Të besuarit e Postecoglou mbetën nëntë për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Udogie. Blues pastaj fundosën goditjen me trigolëshin e Nicolas Jackson (75′, 94′ dhe 98′).

VAR ANULON TRE GOLA

Derbi i Londrës, që mbylli javën e Premier League dhe i dhuroi Citizens vendin e parë, do të hyjë në historinë e ndeshjeve mes Tottenham dhe Chelsea. Pjesa e parë është një nga më intensivet e viteve të fundit në Angli, duke zgjatur 57 minuta. Filloi me golin e Kulusevskit në minutën e 6′, i ndihmuar edhe nga devijimi i Colwill. Pastaj ndodhi çdo gjë. Protagonist është VAR, që anuloi tre gola: atë të Son (14′) dhe Caicedo (28′) për pozicion jashtë loje dhe Sterlingut (21′) për prekje me dorë. Në minutën e 33′, Romero u përjashtua nga loja për një faull brenda zonës. Penalltia u shndërrua në gol nga Palmer. Postecoglou ishte gjithashtu i detyruar të bënte tre ndryshime menjëherë. Dier për të sistemuar mbrojtjen në vend të Johnson, pastaj Hojbjerg dhe Emerson Royal para një rikuperimi shumë të gjatë.

Lexo më tej: “Çfarë ka*in po bën ai?”: Broja kërcen sikletshëm me peshqir, tifozët e Chelsea të habitur

SPURS ME 9, JACKSON TRIGOLËSH

Pjesa e dytë ishte sigurisht jo më pak intensive. Në minutën e 55′ Udogie mori kartonin e dytë të verdhë. Spurs u detyruan të luanin me nëntë lojtarë. Pas shumë rezistence, ish-kryesuesit tashmë të kampionatit u rrëzuan nga goditjet e Nicolas Jackson, i cili e mbylli ndeshjen me një trigolësh. Tottenham pësoi humbjen e parë në kampionat, duke kapitulluar në minutën e 75′. Më pas dy golat e tjerë në minutat 94′ dhe 98′ e bënë edhe më të rrumbullakosur suksesin e Chelsea. Në mes, një tjetër gol i anuluar, këtë herë për Dier (79′). Chelsea, megjithatë, kthehet në shinat e suksesit dhe Pochetino shkaktoi tërmet ndaj ish-skuadrës së tij. Blues, pas një pikë në dy ndeshje, gjeti një fitore që mund të jetë një pikë kthese në sezonin e tyre. Pikët janë 15: distanca nga zona Champions (Liverpool dhe Arsenal janë me 24) megjithatë është ende e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *