• |
ide | kryesore

“Çfarë ka*in po bën ai?”: Broja kërcen sikletshëm me peshqir, tifozët e Chelsea të habitur

-Instant, F1, Sport
Broja



Tifozët e Chelsea kanë mbetur të hutuar dhe të shqetësuar për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja, pasi Ben Chilwell ndau një video të çuditshme të tij duke kërcyer vetëm me një peshqir.
Asnjëri nga dy lojtarët nuk u përfshi dje në ndeshjen në Stamford Bridge, ku Blues humbën epërsinë e dy golave, për një barazim 2-2 me Arsenal.

Mbrojtësi i krahut të kombëtares angleze, Chilwell, pritet të jetë jashtë fushës së paku deri në mes të dhjetorit. 26 vjeçari për shkak të dëmtimit në kofshë, që pësoi në fitoren e Carabao Cup ndaj Brighton, nuk duket i shqetësuar për mungesën. Ndërkohë, sulmuesi 22-vjeçar Broja mungoi për shkak të një dëmtimi në gju, por ka shpresa se nuk do ta qendrojë jashtë për një periudhë të gjatë. Megjithatë, përkundër këtyre pengesave, të dy dukej se ishin në gjendje të mirë, duke gjykuar nga postimi i fundit i Chilëell në mediat sociale.

POSTIMET E CHILWELL

Ai shpërndau një përzgjedhje fotosh dhe videosh të shoqëruara me një emoji të buzëqeshur dhe fjalën “tetor” në Instagram. Por ishte një video e asit shqiptar Broja ajo që habiti shumë mbështetës të Chelsea. Shkodrani performoi një kërcim të çuditshëm vetëm me një peshqir përballë shokut të tij, viktimë e dëmtimit, Reece James. “A është mirë Broja?”, pyeti me shaka një tifoz. Një tjetër shkruante: “Broja OK?”. Një koment tjetër thoshte: “Broja është njeri argëtues!”.

Lexo më tej: Broja humbet Çekinë, lajm i keq për Sylvinho: “Më vjen keq, por nuk ia doli”

Një tifoz tjetër i Blues tha: “Rastësia është më e mira”. Së bashku me emoji me të qeshura me lot, një tjetër koment thoshte: “Armando dance”. “Një pëllumb solid që kërcen nga Armando atje”, ka shkruar një tifoz. Ndërsa një tjetër pyeti: “Çfarë ka*in po bën ai?”. Një pyetje që më tepër lidhet me habinë e festimeve të lojtarëve të dëmtuar të londinezëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *