• |
ide | kryesore

Tottenham me 9 lojtarë, mbron me linjën në mesfushë: kthjelltësi e çmendur e Postecoglou, që… humbi

-Instant, Sport
Postecoglou



Surreal është ndoshta fjala e duhur për të përshkruar natën e së hënës në Premier League. Asgjë nuk mungoi në derbin e Londrës mes Tottenham dhe Chelsea. Dy përjashtime – të dyja për Spurs – katër gola të anuluar nga VAR, rikuperime pafund dhe, mbi të gjitha, një rezultat i vështirë për t’u parashikuar në prag të ndeshjes. Edhe nga Postecoglou.

Për Tottenham, protagonist i një fillimi praktikisht perfekt të sezonit, nuk mjaftoi performanca fantastike e Vicario për të shmangur 4-1 përballë Chelsea. Një rezultat dërrmues (humbja e parë në kampionat për Spurs) dhe i kushtëzuar nga një superioritet numerik që, megjithatë, nuk ndikoi në planet e Ange Postecoglou.

Lexo më tej: Video/ Trigolëshi i Jackson e Palmer ‘masakrojnë’ Tottenham: VAR anulon tre gola, Spurs me 9 lojtarë

Ish-menaxheri i Celtic është sekreti i vërtetë i këtij ekipi, i rilindur falë kujdesit të tij. Që nga ardhja e tij në Londrën Veriore gjithçka ka ndryshuar. Vazhdimësia e rezultateve ka qenë mbresëlënëse ashtu si dhe performanca e të gjithë lojtarëve, nga portieri që është bërë ylli i ri e deri te Son i pandalshëm. Mësimet e tij janë të pakta dhe të thjeshta dhe manifesti u shpreh kundër Chelsea, pikërisht në momentin më të vështirë të të gjithëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *