• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina fiton edhe në Serbi dhe ruan kreun: rezultate befasuese në Conference League

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Fiorentina merr një tjetër sukses në ndeshjen kundër Cukaricki, e vlefshme për raundin e katërt të grupit F të Conference League. Përfundon 0-1 në tokën serbe, me penalltinë e M’Bala Nzola në minutën e 8′, që zgjidhi një ndeshje të vështirë dhe jofrymëzuese të formacionit Viola. Të besuarit e teknikut Italiano janë në vendin e parë me tetë pikë (+2 për Ferencvaros dhe Genk që barazuan 1-1 në ndeshjen tjetër). Duhet vlerësuar gjendja fizike e Mandragoras, që u largua në fund për një problem fizik.

Lexo më tej: Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0: “Meritonim më shumë”

Në ndeshjet e tjera, Lille bllokohet në 1-1 në Bratislavë. Gomes kaloi francezët në avantazh në minutën e 52, por Slovan barazoi 10 minuta nga fundi me Cavric. Dy skuadrat ruajnë pozitat: Lille i pari me 8 pikë e Slovan një pikë pas tyre. Në Grupin B Gent e Maccabi Tel Aviv bëjnë detyrën duke fituar në transfertë dhe duke mbajtur vendet e para. Në Grupin D bie në sy humbja e sikletshme e Besiktas. Turqit u rrëzuan në shtëpi 1-2 nga Bodoe/Glimt dhe mbeten në vendin e fundit. Legia e Ernest Muçi dhe Çelhakës, në fushë nga minuta e parë, mori suksesin 2-0 ndaj Zrinjski. Polakët mbajë vendin e parë me 9 pikë në shoqërinë e Aston Villa. Angezët fituan gjithashtu ndaj AZ.

NDESHJET E MBRËMJES

Conference League Group A
Olimpija Ljubljana 2-0 Klaksvik
Slovan Bratislava 1-1 Lille
Conference League Group B
Breidablik 2-3 Gent
Zorya 1-3 Maccabi Tel Aviv
Conference League Group C
FC Astana 0-0 Ballkani
Viktoria Plzen 1-0 Dinamo Zagreb
Conference League Group D
Besiktas 1-2 Bodo/Glimt
Club Brugge 2-0 Lugano
Conference League Group E
Legia Warszawa 2-0 Zrinjski Mostar
Aston Villa 2-1 AZ Alkmaar
Conference League Group F
Cukaricki 0-1 Fiorentina
Ferencvaros 1-1 Genk
Conference League Group H
FC Nordsjaelland 1-1 Spartak Trnava
Ludogorets Razgrad 2-0 Fenerbahce
Conference League Group G
HJK Helsinki 0-1 Eintracht Frankfurt
PAOK FC 2-2 Aberdeen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *