• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’/ Berisha: Akt çnjerëzor

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca për shtyp, ka komentuar rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në një kopsht privat.

Berisha tha se e dënon me forcë aktin çnjerëzor, teksa shtoi se ngjarja e rëndë është dëshmi e largimit masiv të forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit të tyre me individë që s’ka asnjë kualitet për t’iu besuar fëmijët.

Berisha: Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla.
I një degradimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla.
Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por unë kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.
Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për të hapur rrugën për vjedhjen e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosjen e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike.
Pra, pse ndalem këtu?
Jo se nuk e dënoj atë, por problemi është se kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më temptimin e qytetarëve për t’u pasuruar, ose për të siguruar në mënyrë të paligjshme të ardhurat.
Në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje të papërgjegjshme.
Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit.
Pra, është një dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.
Ndaj dhe unë e dëshmoj me ashpërsinë më të madhe.



4 Comments

  1. As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë. U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti.

  2. Nje femër e pashpirtë i thyen këmbën një vogëlushjeje 3 vjeçare, Sali Berisha edhe këtë makabritet e përdor për hallet e veta me Edi Ramën. E lexova këtë artikull për kuriozitet nëse edhe këtë ngjarje do ta përdorte për hallet e tij. Si duket, po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *