• |
ide | kryesore

Serbia: S’do të lejojmë kurrë që Asociacioni të jetë një OJQ

Arkiva, Lajme, Të fundit
Serbia: S'do të lejojmë kurrë që Asociacioni të jetë një OJQ



Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një organizatë joqeveritare. Këtë e deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi që të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është mekanizmi i vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Petkoviç shtoi më tej se ai duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Kushtetuta e Serbisë është e shenjtë. Nuk ka konferenca mediatike, as referenca në të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka besueshmëri jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, që mund ta pezullojë ose anulojë atë”, tha Petkoviç, duke reaguar edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë.



5 Comments

  1. POR DIJENI QE EDHE SHQIPTARET SDO TE LEJOJNE NE ASNJE RRETHANE QE PARAMILITARE SERB ME EMRIN POPULL TJU MUNDESOJME TE GRABISIN TERRITORET ME PASURI KOMBETARE DUKE JUA BERE SI TE LIGJESHME VET MOS PO NA MERRNI PER BUDALLENJ . APO KAQ ISHTE FUQIJA JUAJ PERFITUAR PERMES STRATEGJIVE TE POLITIKAVE TE SHEKULLIT KALUAR QE TASHME KAN DESHTUAR DHE MENDONI SE DIKUSH NE BOT DO TJUA JAP ME NJE MUNDESI TE TILL JO KURR GJERAT NDRYSHUAN KUDO ME THEMEL OSE ECNI ME RRYMEN OSE RRUMA DO JU MARR PERPARA

  2. Të gjitha minoritetet në botë janë OJQ. Vetëm në raste të veçanta kur numri i tyre është i konsiderueshëm. Si mund të pretendosh që me 3% të popullsisë e cila në fakt është më tepër e ardhur që fillon kur Kosova u bë pjesë e mbretërisë Jugosllave dhe që në numër më të madh zbritën nën komunizmin e Titos!!!

  3. Skeni faj ju kanë faj politikanët tanë qelbesira që nënshkruajnë marrëveshje me ju hijena dhe ju nxjerrin në det . Ju blejmë edhe produktet tuaja pa asnjë vere ushqimore.
    Me rrenat e ndërkombëtarëve që do na fusin në BE.Ne në europë na ka fut Zoti dhe ne vendin me të bukur mal,det lumenj liqene
    Minerale nafte .
    Po kur të udhëheqin halete hale do bëhesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *