• |
ide | kryesore

I akuzuar për 30 vrasje, Gjykata e Shkodrës vendos të ekstradojë mafiozin rus

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës vendosi për ekstradimin e rusit Igor Kukanov drejt Rusisë. Tashmë pritet vetëm nisja e procedurës së ekstradimit.

59-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi.

Ai kishte kërkuar azil në Shqipëri, por gjykata e Shkodrës ka vendosur kundër vullnetit të tij. Pas ekstradimit, ai do të përballet me drejtësinë në Rusi, për akuzat, të cilat janë shqiptuar për të.

“Gjykata u tërhoq për vendim pa na dhënë mundësinë për të paraqitur mbrojtje, të formulonim konkluzionet tona me shkrim, as nuk iu dha fjala personit. Jemi në cënim të të drejtave të njeriut” u shpreh mbrojtësi i tij ligjor në këtë proces, ndërsa theksoi se vendimi i gjykatës do të apelohet.

Igor Kukanov, 59 vjeç u arrestua me 28 gusht në pikën e kalimit kufitar në Muriqan teksa tentonte të kalonte në Mal të Zi. Ndaj tij është lëshuar fletë arresti ndërkombëtar nga Interpol Moska. Kukanov akuzohet për kryerjen e një sërë veprash penale. Autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa ai akuzohet për kryerjen edhe të rreth 30 vrasjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *