• |
ide | kryesore

Franca lëshon urdhër-arrest për Bashar Al-Assad

Arkiva, Planet
Bashar_al-Assad-600x386.jpg



Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti për presidentin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit për sulmet kimike në vitin 2013.

Mediat vendase raportojnë se urdhër arrest është lëshuar edhe për vëllain e tij Maher al-Assad dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë lidhur me përdorimin e armëve kimike kundër civilëve në Siri. Ato pasojnë një hetim për sulmet kimike në qytetin e Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore që vranë më shumë se 1,400 njerëzit.

Aktivistët në vitin 2013 postuan video amatore në YouTube që tregonin se pasojat e sulmit. Pamjet shfaqin dhjetra kufoma në rrugë, shumë prej tyre fëmijë.

Forcat e rendit iu përgjigjën protestave që filluan në vitin 2011 me një goditje brutale që ekspertët e OKB-së kanë thënë se përbënin krime lufte. Gjykata në Paris ka hetuar sulmet kimike që nga viti 2021.

Siria mohon përdorimin e armëve kimike, por një hetim i mëparshëm i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike zbuloi se qeveria siriane përdori agjentin nervor sarin në një sulm të Prillit 2017 dhe ka përdorur atë në mënyrë të përsëritur gjatë sulmeve të tjera.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *