• |
ide | kryesore

GJKKO lë në burg Behar Bajrin, çfarë ndodhi në seancë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Behar Bajri



Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Krajën, që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

Bajri po planifikonte të vriste edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *