• |
ide | kryesore

Von der Leyen: KE kundër zhvendosjes me detyrim të palestinezëve

Lajme, Planet



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se është kundër zhvendosjes së detyruar të palestinezëve. Von der Leyen ka zhvilluar një vizitë në Egjipt këtë të shtunë dhe pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi në Kajro bëri me dije se zhvedosja e palestinezëve nuk duhet të jetë e detyruar.

“Ne pajtohemi për parimin e zhvendosjes jo të detyruar të palestinezëve dhe për një horizont politik të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”, shtoi ajo.

Von der Leyen vizitoi Egjiptin për shkak të situatës së rëndë humanitare që është krijuar në Rripin e Gazës si dhe rolin që po luan Egjipti për të lehtësuar kalimin e ndihmave drejt civilëve, shkruajnë mediat e huaja.

“Diskutova krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Falënderova Egjiptin për rolin e tij kyç në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. Ne pajtohemi me parimin e moszhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe në një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, shkruan Ursula von der Leyen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *