• |
ide | kryesore

11 urdhër-arreste/ Zbulohet lidhja mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

Arkiva, Lajme, Të fundit
erzen


Janë mësuar detaje të reja nga operacioni i SPAK që çoi në nxjerrjen e 11 urdhër-arresteve mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, Eralbi Breçanin. Ish-zyrtari i policisë që pas largimit nga radhët e uniformave blu ka drejtuar një biznes privat security dhe djali i tij akuzohen për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale dhe pastrim parash.

Sipas të njëjtave burime gjithçka është zbuluar nga zbërthimit i telefonave të enkriptuar “Sky ECC”. Ata kanë pasur lidhje me Ervin Matën një emër të njohur për drejtësinë i cili është shpallur në kërkim.

Raportohet se Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin pasi djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës. Mata u përfshi në një përplasje me armë në zonën e ish-Bllokut në 2018-ën me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha një nga shoqëruesit e këtij të fundit. Ai u qëllua nga ish-komandoja Merviol Bilo. Mata është prej vitesh në kërkim nga policia.

Lapsi.al mëson se mes të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit. Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Një tjetër polic i arrestuar është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6.

Sipas asaj që raportohet ka edhe efektivë të tjerë të arrestuar në këtë operacion. Ndaj tyre rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. Skapi, skapi, po ju paska fik llampat sot. Mjafton të shihje tronditjen e grida sumes kur po raportonte rastin që as po e fshihte dot. Gallat ishte kur i tha gazetares mendon se mund të kenë lidhje politike personat, gati sa nuk i tha a di gjë mos ka dal ndonjë bisedë e imja me maten ose brecanin. Hahahahaha grida rrinte 12 ore për ditë tek zyra private e doktorit në të njëjtën godinë me brecanin dhe nuk e di ka apo jo lidhje me politikën. Apo a thua se nuk njihet raporti i matës me erjon veliajn që ka sfiduar hapur spakun me lejen skandaloze tek ish ekspozita që u desh të jepej dy here!!! Të dhjefsha kualifikimin ky lajm, mjafton ideja e tronditjes që ka pllakosur në familjen Berisha, Rama , Meta e Veliaj, që reflektohej aq qartë tek surrati Gridës për t’a bërë këtë super lajm! Hera parë që them bravo spak edhe pse me gjys zëri (ama ka meritë që të paktën e ka arrestuar brecanin pa police 😂)se me beqajn ka lënë kokrrën e namit!

    1. ha, ha, ha, qenka tremb Rama nga Spaku, thote ky patronazjisti ketu lart. Po Rama eshte vete Skapi o trim. Na hapet barkun me keto hipokrizi.

      1. leje aman se jane te shpifur fare, ju eshte ngjitur llap tek bytha fuges atyre dhe nuk u shqitet nga sperma e thare si mastic. ta shpifin qe ne tru

    1. Aman mos na bej të fillojmë me.policët ish sigurimsa të sajmir tahirit xhafes cucit ballës edhe sandër kimikut. Se sdo na dalin vize me shkrujt.

      Ke vetëm një emer , si fillim , artan shkëmbi. Guglloje se ca poste ka pat dhe ca ka bo në krye te postit, ky eshte i denuar!!

      Erzen brecani ka qenë qytetar kur i arrestu, dhe akuzohet se ka ndihmu çunin e vet për përkrahje, për veprash tani hajde vertetoje perkrahjen babë e bir
      eshte akoma akuzë nuk është dënim
      do e shohësh sesi do vazhdojë

      Deri tani skapiii po vepron politikisht me të gjitha çështjet

      ard veliu u hoq nga detyra për këtë gjë për sky ecc pergjime etj pislliqe e krime në krye te detyrës por akoma skan vepru se eshte drejtesi me regji dmth ska drejtesi fare por burgosje me regji

  2. Rama dhe skapi i partise i kan hapur lufte Veriut.

    Ditzinjte nuk i kan bere llogarite mire!

    Kan shpejtuar fundin e tyre!

    Do ta kene edhe me te tmerrshem se Gaddafi!

    WAIT AND SEE.

  3. Veriu ne RREZIK!

    Kelyshi i bllokut me ndihmen dhe mbeshtetjen e Putinit te Ballkanit kerkon te realizoje me mjete te dhunes dhe frikes percarjen e shqiptarise. Kombi shqiptar duhet te rreagoje me te gjitha mjetet e mundshme per ta ndalur kete Katsstrofe qe i kanoset!

    Poshte komunizmi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *