• |
ide | kryesore

Salva Ferrer diagnostikohet me linfomën e Hodgkin, 25 vjeçari largohet nga futbolli: “Frika nuk bën punë”

-Instant, Sport
Ferrer


“Jam diagnostikuar me limfomën Hodgkin dhe do të filloj trajtimin mjekësor në javët e ardhshme”. Kështu Salva Ferrer, ish-mbrojtësi i Spezia në Serie A, paralajmëroi fillimin e një rrugëtimi shumë të komplikuar larg fushës. Një dramë për 25-vjeçarin spanjoll, tashmë te Anorthosis, në Qipro. “Nuk mund ta mohoj që ishte një goditje shumë e rëndë si për mua ashtu edhe për familjen time. Por prognoza është pozitive dhe shpresoj të kem një rikuperim të shpejtë. Shpresoj të rikthehem në lojë e të shijoj gjithçka tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Jam shumë i qartë se për të luftuar kundër kësaj sëmundjeje, frika nuk bën punë”, shtoi lojtari i lindur në vitin 1998, i cili mbërriti në Liguria në vitin 2019 dhe është ende në pronësi të Spezia.

Klubi italian i Spezia, në rrjetet sociale, tregoi afërsinë me mbrojtësin e djathtë, me kontratë deri në vitin 2025. Ligurët në profilin e tyre në Instagram nuk kanë hezituar të mbështesin Ferrer: “Për katër sezone luftove si një shqiponjë e vërtetë për të nderuar fanellën tonë – shkruhet në shënim -. Gëzuam, u përqafuam dhe qamë së bashku. Ne e dimë mirë forcën tënde dhe jemi të sigurt se edhe në këtë rast do të arrish të dalësh fitimtar! Forca Salva! Jemi të gjithë me ty!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *