• |
ide | kryesore

Nuk iu duk penallti e qartë për Ukrainën, Spalletti: “Italia nuk vodhi asgjë, meritoi Euro 2024”

Sport
Spalletti



Italia do të marrë pjesë në Euro 2024 dhe në Gjermani do të mund të mbrojë titullin e fituar tre vjet më parë në Wembley. Rruga e kualifikimit për të kaltrit nuk ishte e lehtë, duke kaluar nga Mancini te Spalletti. Pastaj 0-0 kundër Ukrainës që i dha kualifikimin, pa një episod të dyshimtë në kohën shtesë, që shkaktoi shumë polemika. Bëhet fjalë për faullin e supozuar për penallti të Cristante ndaj Mudryk. Trajneri Spalletti, megjithatë, ndoshta është i vetmi që nuk e ka parë qartë: “U kaluar një episod i dyshimtë si diçka e qartë, që nuk ishte”.

Tekniku i kombëtares italiane – i cili foli gjatë një eventi në Romë – donte ta sistemonte çështjenm duke e zhvendosur fokusin: “Nuk kemi vjedhur asgjë, nuk e merituam të kualifikoheshim, por e stërmerituam të shkonim në Kampionatin Evropian”.

AKUZAT NDAJ TË KALTËRVE

Mediat e huaja e sulmuan Italinë për episodin e penalltisë së dyshimtë, por Spalletti nuk e ndryshon mendimin aspak: “Është për të ardhur keq që duan të kalojnë një episod të dyshimtë si të qartë, sepse nuk ishte kështu. Nuk është e drejtë. për të përdorur atë episod për të na sulmuar, pa parë pjesën tjetër të paraqitjes që ishte e mirë. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte”.

Lexo më tej: Gil Manzano lejoi Italinë të shkonte në Europian: Cesari pranon penalltinë ndaj Mudryk

PROBLEMI I ITALISË

Spalletti foli më pas edhe për situatën e futbollit italian me një reflektim për lojtarët e rinj: “Unë e shoh kampionatin italian të mbushur me lojtarë të rinj që vijnë nga jashtë. Ndërsa ne preferojmë që tanët të luajnë në Primavera. Pastaj ata kanë dy mundësi: pankinë apo liga më të ulëta. Ka një periudhë ku rritja përfundon dhe shumë pak shkojnë të konkurrojnë jashtë vendit, ku në kampionate të nivelit të lartë të japin mundësinë të demonstrosh vlerën tënde. Kjo ka edhe bashkëpunimin e shumë menaxherëve që nuk janë në nivel ndërkombëtar për të menaxhuar këta djem. Sigurisht është më komode t’i kesh pranë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *