• |
ide | kryesore

Orteku i borës i merr jetën pesë personave në Iran

Lajme, Planet



Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në malin Oshtrankuh në perëndim të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.

Trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit. Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Ekipi prej nëntë alpinistëve e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *