• |
ide | kryesore

Arrestohet përdhunuesi, grabitësi e ngacmuesi serial i vajzave në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



27-vjeçari Marash Gjoklaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai sot është arrestuar për ngacmim seksual të një vajze në Tiranë, ndërkohë që më parë është dënuar me 4 vite burg për përdhunim, por ka arritur të fitojë lirinë me kusht. Këtë të fundit, duket se i riu e përfitoi për të kryer sërish vepra penale.

Përpos ngacmimit të 19-vjeçares mbrëmë në ambientet e punës së saj, blutë njoftojnë se ai ka kanosur me mjet prerës dhe një vajzë tjetër po ditën e djeshme te “Rruga e Dibrës”.

Siç raporton Klan News, 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativ dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij.

Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.



11 Comments

  1. Kur ka ksi Te qmendur ne kryqender shteti,i liruar me kusht nga shteti…! Ky psikopata eshte ne ni far menyre pasqyra e shteti real…

  2. Vetem ne “demokraci” si e jona te nxjerrin fotografine dhe emrin, pa nje vendim gjyqesor qe te deklaron fajtor per ate te cilen je arrestuar.

    1. Zoteria eshte denuar dhe liruar me kusht, pra eshte qartesuar cilesimi i tij si perdhunies dhe stalker serial. Te drejtat e njeriut i dijme te gjithe nuk ka nevoje te shkruash pallavra neper bloge. Ky qelbesire eshte me te vertete kriminel.

  3. Besoj i hyn ne pune rilindasve…. qe e nxjerrin dhe e fusin brenda

    Eshte i pershtatshem per specien!

  4. patronazhist qeka fiks!

    kshu bejne patronazhistet per femra , thjesht ky e paska tepru i cik, nuk ka arrit te shnderrohet nga krimb ne flutur, nga kriminel ne kryetar bashkie sic ishte Roshi ne kavaje!
    e mer lali eri , sna harrohesh me ate emailin e famshem te perdhunim rrembim griseldes drejtuar ambasadave!
    talent talent!

    nejse cuni qeka materail burgu, neser drejtor institucionesh tek ridhjerja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *