• |
ide | kryesore

“Ekipi u mbyll pa e kërkuar unë”: Osmani i pakënaqëur edhe në fitore, Martini pranon humbjen

Sport
Osmani



“Më gëzon loja dhe rezultati. Lojë bindëse dhe pas rezultatit 1-0 patëm edhe disa raste të tjera për shënim, që nuk i shfrytëzuam. Një fitore me shumë rëndësi për ne dhe për ecurinë e kampionatit”. Qatip Osmani shijon më në fund një post-ndeshje të lumtur, pas fitores 0-1 në Durrës me Teutën. Tekniku i Vllaznisë tani mund ta shohë renditjen më qetësisht. “Këtë ngarkesë e kemi pasur për shkak të rezultateve – shpjegoi Osmani -. Kjo ngarkesë ishte evidente edhe sot. Ndaj ishte një fitore për qetësinë në klub dhe shpresoj se në ndeshjet në vazhdim do të jemi më stabël. Nuk ishim në nivel as me Laçin as sot në pjesën e dytë”.

Një pjesë e dytë në të cilën në fakt Vllaznia u blindua prapa, duke u munduar vetëm të mbreonte rezultatin. Misioni në fund u arrit, por teknikut nuk i pëlqen sjellja e skuadrës: “Nuk ishte një këshillë e imja që ata të rinin mbyllur prapa, por vetvetiu ndodhi. Reagova disa herë që duhet të mbështesnin sulmin, por vetvetiu u tërhoqëm duke pritur kundërshtarin. Rezultati 1-0 nuk është rezultat i sigurt dhe duhej të kërkonim golin e dytë”.

MARTINI: NUK MERITONIM MË SHUMË

“Lojtarët hynë në fushë me shumë presion, deshën të fitonin medoemos ndeshjen. Nuk arritëm të qarkullonim topin, ata fituan topin e parë dhe të dytë, sidomos në mesfushë. Ishim të paqartë në qarkullim, kishim frikë të mbanim topin. Kishim raste në të dy pjesët, normalisht nuk meritonim të fitonim, por mund të barazonim ndeshjen”. Edi Martini është i sinqertë, kur pranon se Teuta nuk meritonte më shumë, në humbjen 0-1 me Vllazninë.

Lexo më tej: Buzëqesh Vllaznia, Gruda dënon ish-skuadrën e tij: sulmuesi nuk feston, por fundos Teutën

Tekniku shkodran i bregdetarëve e ka me lojtarët e tij, që nuk treguan asgjë nga ajo që ai i kishte kërkuar: “E para ishte që fshiheshim, nuk merrnim topin në zonat boshe, kthenin shpinën dhe kishin frikë të shkonin në kontakt me topin. Ishim të paqartë, bëmë pasime gabim, në mesfushë edhe me pasime mbrapa. I lëshuam hapësirën Vllaznisë, binim pre e presingut të lehtë të tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *