• |
ide | kryesore

Tallja e qeverisë me pensionistët, nis pas dy ditësh shpërndarja e 5 mijë lekëshit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pensionistët mund të tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh duke nisur që nga data 1 dhjetor. Në total parashikohet të përfitojnë 767 të moshuar që trajtohen me pension.

Në buxhetin e këtij viti janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e pensionistëve, por përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social. Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e postës shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht.

Ky është bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë pas atij që u dha në prill si një masë për të lehtësuar shtrenjtimin e çmimeve. Ndërkohë në 1 tetor mbi 767 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marrin.

Në Buxhetin 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.



3 Comments

  1. VIDEO/ Momenti kur u çnderua 28 nëntori: Festa e turpshme e Berishës me tortën gjigande për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.shellkare e maloke nxitoni me kova e legene te merrni torten e salihut,qe e beri per ju te pa ngopur maloke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *