• |
ide | kryesore

Video/ E bija në spital e gruaja shtatzënë, por tifozi shkon në stadium: karma iu kthye në mënyrën më të keqe

Sport, Video
karma



Quhet karma, ose shumë më thjesht drejtësi hyjnore. Është në rregull të kesh pasione dhe t’i ndjekësh ato, por në jetë duhet të kuptosh që ka prioritete. E një tifoz brazilian 27-vjeçar duket se nuk e kishte kuptuar mirë këtë koncept. Të paktën sipas asaj që ka bërë gjatë javës së fundit të kampionatit të Serisë B në shtetin e Amerikës së Jugut.

Për të ndjekur skuadrën e tij, e cila me një rezultat pozitiv mund të kishte siguruar një vend në zonën e promovimit, tifozi la gruan shtatzënë në shtëpi dhe vajzën e tij në spital, gati për t’iu nënshtruar operacionit. Drejtësia hyjnore, megjithatë, dukshëm e me të drejtë, ra mbi të.

ARSYETIMI SKANDALOZ I TIFOZIT BRAZILIAN

“Lashë gruan time e cila ishte tre muajshe shtatzënë dhe vajzën time trevjeçare që do të operohej të nesërmen. Kirurgji adenoide. Gruaja ime donte që unë të isha atje në Goiânia, por dashuria për Vila Nova ishte më e fortë. “Njerëzit“ më kritikonin dhe më pyesnin nëse është më e rëndësishme familja apo skuadra. Por nuk është ky problemi. Ishte një moment unik, për gjithë jetën. Do të bëj kornizë për këtë biletë, Vila do të shkojë në Serinë A. Erdha pa para në xhep, vetëm pagova biletën”. Këto ishin fjalët e përdorura nga Joao Vitor Silva për të justifikuar zgjedhjen për të “hequr dorë” nga të dashurit e tij dhe për të ndjekur ekipin e tij të preferuar.

Megjithatë, gjithçka shkoi keq. Vila Nova, e impenjuar në Natal në fushën e ABC Futebol Clube, humbi 3-2, duke rrëshqitur nga vendi i katërt në të tetin. Kështu, lamtumirë ëndrrës për t’u promovuar në kampionatit më të mirë në Brazil. Në të njëjtën kohë, në dijeni të plotë të fakteve, gruaja e tij Fernanda kërkoi divorc. Quaje karma, quaje drejtësi hyjnore, fakti mbetet që tifozi ndoshta mori atë që meritonte…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *