• |
ide | kryesore

Cher flet për bisedën e fundit me Tina Turner

Paparazzi, Slider



Cher ka zbuluar detaje rreth vizitës së fundit të saj në shtëpinë e Tina Turner.

Dy ikonat ndanë një lidhje të veçantë që zgjati deri në vdeekjen e Turner nga shkaqe natyrore në moshën 83-vjeçare në maj. Por Cher e dinte se diçka ishte ndryshe në shoqen e saj  në vizitën e saj të fundit.

“E dini, unë e njihja  Tinën për një kohë të gjatë,” tha Cher për The Post muajin e kaluar. “Dhe shkoja ta vizitoja çdo vit. Kur fillova ta vizitoja për herë të parë, ne qeshnim bënim shaka – por herën e fundit që isha atje – nuk ishte njësoj.”

Në fakt, Cher pati të njëjtën ndjenjë fatale që kishte para se nëna e saj, Georgia Holt, të ndahej nga jeta një vit më parë në moshën 96-vjeçare në dhjetor 2022.

“U ndjeva disi si me nënën time,” tha ajo. “Në një farë mënyre, e dija që nëna ime nuk po kalonte mirë. Dhe kështu ndihesha për Tinën. Artistja zbuloi gjithashtu dhe dhuratën shumë të veçantë që ajo ibëri për ta kujtuar atë në atë vizitën e fundit. “Ajo më dha një palë këpucë,” zbuloi Cher./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *